Veliaj zbulon hallin e Bashës për plehrat: U prish pazari i kunatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kombinati, ku u bë prezantimi i Belinda Ballukut si e dërguar politike për këtë zonë, kryebashkiaku Erion Veliaj preku edhe një herë çështjen e impiantit të Sharrës, e cila në kohën e Lulzim Bashës ishte një bombë ekologjike, kurse sot është transformuar në një fushë me pemë.

Ajo që gjeta në Bashkinë e Tiranës është një propozim i shkruar nga Lul Basha, që i jep OK dhe e firmos më vonë, që plehrat të shkojnë të gjitha në Sharrë, tek ajo Sharra që përpara 5 vitesh e gjetëm mullar me plehra, një bombë ekologjike, një bombë politike, një bombë humane, bombë e të gjitha kuptimeve, ku vetëm digjej dhe ti nuk hapje dot ballkonin, as dritaren”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se halli i Bashës është pazari i prishur me kompaninë që do menaxhonte plehrat në kohën e tij, e cila do i kushtonte qytetarëve shumë herë më shtrenjtë.

Propozimi i Lulit, para se të ikte, ishte: 37 euro/ton, ne e kemi 30% më pak, 29euro/ton. Sigurisht, për Lulin, që thotë “6 nga 4 biznese”, rrezik 29 i duket më shumë se 37, por për 99.99% të të tjerëve, 29 është me e vogël sesa 37. Pra, Luli e kishte çmimin 8 euro më shtrenjtë për çdo ton plehrash. Tirana prodhon 1 mijë ton në ditë, do të thotë që ky thoshte, 8 mijë euro duhet të paguajë taksapaguesi më shumë. Do të thotë që, në 365 ditë 3 milionë euro më shumë. Ky nuk qan hallin pse ne i kursejmë paratë popullit, ky qan hallin pse iu prish pazari, se ky thotë – Këto ishin për mua dhe për kunatin”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë, i cili është njëherësh edhe drejtues politik për Tiranën i kërkoi çdo demokrati që të distancohet nga PD-ja dhe nga drejtuesit e saj, të cilët i përdorin njerëzit si “mish për top” për përfitimet e tyre personale.

Lexo edhe :  "Nuk mund të varet vetëm nga Berisha", Alimehmeti shpjegon si mund të rritet PD

Kompania që unë gjeta atje, me ata shokët e Megatek-ut, ishin ortakë me kunatin e Lulit dhe unë pyes veten: Ore ky SPAK-u, çfarë bën? Si mund të jetë kryetari i bashkisë me kunatin e vet dhe të jenë në çdo lloj biznesi, në çdo lloj biznesi? Jo vetëm kaq, jo vetëm që ishte 30% më lart dhe ne e ulëm, por ai thoshte – Që në fillim qyteti i Tiranës duhet të paguajë 34.6 milionë euro me investimet. Ne sot s’paguajmë fare. Ne paguajmë për ton, plehrat që mblidhen, i marrim, shkojnë peshohen dhe i themi – Na sillni faturën vetëm për plehrat që sjellim, jo të paguajmë ne investimin, paguajeni ju investimin me lekët që ju japim për plehrat. Dhe pyetja për një demokrat të fundit që mund të ketë ngelur në Kombinat është – O shoku, të përdori “mish për top” te Astiri, të torturoi 3 vjet, ku është Astiri sot?”, tha Veliaj.

Të fundit

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste...

Shiu dhe breshëri godasin Kosovën, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze...

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak minuta, rrugët e Tiranës u...

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave...

Korrupsion zgjedhor në 64 raste, SPAK çon në GJKKO kandidatin e PD…

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona të akuzuar për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit 2023 në Rrogozhinë,...

Lajme të tjera

Web TV