Brataj thumbon mjekun Dasho: Respekto rregullat dhe lëri të tjerët të punojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar ndaj statusit të mjekut Erion Dasho, i cili thoshte se Ministria dhe Komiteti të bëjnë më shumë teste për Covidin ose të bëjnë testin e inteligjencës.

Brataj ironizon mjekun duke i thënë se mund të ketë harruar pacientin e fundit që ka vizituar. Ai i bën thirrje që të mos shitet si ekspert por të kapë ndonjë projekt, jo të merret me Ministrinë e Komitetin duke gjykuar rregullat e testimet.

“Pergjigje JO(superekspertit) Erion Dasho!! Ky JO(superekspert) qe ka per qellim te kritikoje ekspertet! Pak minuta me pare i bera kete pergjigje statusit te mengjesit te tij, te cilin e fshiu! Referuar statusit te tij! Per kete arsye po e postoj ne faqen time. Po shyqyr ore doktor Erioni! Po qe nuk na kish shkuar mendja deri tani, ke par ti!? Sikur te kishe shkuar ne Frankfurt me pare do kishe sjell ide me te mira! Paske kaluar nga Robert Koch, paske gjetur shtamin asimptomatik, se testi i dyte te paska dal shume mire!!! Ne mjeket kemi mbetur ne Shqiperi me shtamin tone, me te parin test, me etiken profesionale dhe deontologjine, me ndjekjen e situates dhe ndjekjen e semundjes. Do guxoje ne Gjermani te shkruaje per mjeket pa piken e etikes dhe deontologjise?”, shprehet Brataj.

Ndër të tjera, ai i bën thirrje që të mos shitet si ekspert por të kapë ndonjë projekt, jo të merret me Ministrinë e Komitetin duke gjykuar rregullat e testimet.

“Çfare do thuash ne fundin e kesaj epidemie-pandemie? Besoj se do vazhdosh te kerkosh rimbursimin e maskes!! Askush nuk ta ka kohen, nuk je ndihme e mjekesise shqipetare ne kete moment. Je bere pengese dhe dezinformues duke permendur masat inteligjente, ato qe ben OJQ jote qe nuk u pranuan, ato qe nuk te sollen €? Prandaj je leshuar kaq eger ndaj kolegeve te tu mjek? Eksperteve? Komitetit? Me çfare te drejte ofendon koleget e tu? Pse te duket vetja me inteligjent se ne? Mos u shit per ekspertin qe nuk je! Me doktor Latifin nuk ke operuar, e ke shoqeruar! Nje zot e di kur ke vizituar pacientin e fundit, nese ke pare ndonjehere. Nese nuk ndihmon dot, leri te tjeret te punojne. Kap ndonje projekt te majme siç ben gjithmone e ki kurajon qytetare te respektosh rregullat, se ate profesionale nuk e ke pasur deri tani!!” shkruan Brataj.

Lexo edhe :  Murrizi i përgjigjet Arben Malajt/O Ben piramida, kukuvajkë që e shet veten për një rrogë

Në vendin tone u regjistruan 281 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë, që u kryen 1276 testime.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV