Ministria e Brendshme ka cilësuar si person të padëshiruar iranianin Ehasan Bidi dhe ka firmosur urdhër-dëbimin e tij. Bidi fillimisht do të dëbohej në gusht 2020, por Ministria e Brendshme u tërhoq nga vendimi.
Ai mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontigjentit të më tepër se 2 mijë muxhahedinë nga kampi i lirisë në Irak. Ehsan Bidi është agjent i Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian (MOIS / VEVAK) në Shqipëri, dhe hyri në vendin tonë më 16 tetor 2013 si refugjat dhe “ish-anëtar i PMOI” (Organizata Popullore Mojahedine e Iranit) me një pasaportë iraniane të lëshuar nga MOIS / Vevak.
Pasaporta e Bidi, me të cilën ai hyri në Shqipëri, e regjistruar në 27 Janar 2013 dhe numër 16359072, është e vlefshme për pesë vjet. Kjo zbulon se nuk ka nevojë ta njohësh këtë individ si refugjat, shkruhet në një profil që muxhahedinët që qëndrojnë në Kampin e Manzës në Shqipëri, kanë publikuar për të. Ka.Li/fjala.al