“Jemi të dashuruar verbërisht me Evropën”, Rama në Mynih: Negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme nga qenë i pranishëm në  forumin Europa Park në Mynih nga ku ka kërkuar nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Nuk mund të imagjinoj një shtëpi që mund të funksionojë mirë nëse nipat e vegjël i vënë veto gjyshërve”, është shprehur Rama në forum.

Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij është shprehur se nuk ka krim shqiptar, ai nuk ekziston.

Krimi shqiptar, nuk ekziston. Nuk ka krim shqiptar. Gunther përmendi diçka që është jo reale. Si është e mundur që të dhënat për kriminalitetin nuk shpërndahen“, tha Rama.

Macron më ka përsëritur shpesh që nëse biem dakord për çeljen e negociatave me Shqipërinë kjo nuk do jetë e lehtë për shkak të Marinë le Pen. Problemi është se ata duhet të prisnin zgjedhjet. I thashë përse nuk e thoni, ‘djema ne ju duam, na pëlqeni por duhet të lyejmë shtëpinë njëherë’. Opinioni publik e dëgjon sikur ne po bëjmë gjënë e gabuar, jo se Macron do përballet me zgjedhjet“, është shprehur ndër të tjera Rama.

Rama tha se negociatat janë gjëja më e rëndësishme dhe se ne jemi të dashuruar verbërisht me Evropën.

Pozicioni ynë është shumë i çuditshëm. Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër për Evropën. Por si mund të martohemi kur Evropa nuk na flet. Negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të saj por negociata është çka është reale për ne. T’i privosh vendet nga ky instrument është pa kuptim. Është momenti i duhur për t’ju thënë ejani të vizitoni Shqipërinë, është larg 1 orë e disa minuta. Është vend i bukur, për të huajt është vendi më i sigurt në Evropë”, deklaroi Rama./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Pushime në atdhe, fluks i lartë turistësh në pikat kufitare

Vijon të mbetet i lartë fluksi i qarkullimit në pikat kufitare, si pasojë e kthimit të emigrantëve pas pushimeve...

Rubio: Rusët paguan me para në dorë karburantin në Alaskë

Edhe pse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pati një takim miqësor me homologun e tij rus, Vladimir Putin, sanksionet kundër Rusisë mbeten në fuqi....

Berisha akuza Dumanit: Informon krerët e karteleve, nuk i arreston

Në vajtjen e tij të dytë në SPAK gjatë gushtit, ish-kryeministri Sali Berisha, i shtrëngoi dorën thuajse të gjithë mbështetësve të pranishëm. Pasi nënshkroi procesverbalin...

FSHF organizon turneun UEFA Development U-15 për vajza

Në muajin shtator, Federata e Futbollit do të organizojë turneun UEFA Development U-15 për vajza, një turne që synon zbulimin dhe zhvillimin e talenteve...

Policia e Tiranës aksion antidrogë në zonën e ish-parkut të autobuzave

Policia e Tiranës ka finalizuar një aksion antidrogë në kryeqytet ku ka sekuestruar kilogramë me drogë dhe arrestuar një person. Blutë e kryeqytetit kanë zbarkuar...

Lajme të tjera

Web TV