Joe Biden: Do mbështes sigurinë e Shqipërisë dhe Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një deklaratë të publikuar nga gazeta shqiptaro-amerikane Illyria, kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i referohet shqiptarëve dhe Kosovës.

Në deklaratë theksohet se ish-numri dy i Shtëpisë së Bardhë është një mik i hershëm i Shqipërisë, Kosovës dhe komunitetit shqiptaro-amerikan. Si president, Biden do të vazhdojë të mbështesë sigurinë e Shqipërisë, e zhvillimin demokratik dhe ekonomik në rajon. Një pjesë të rëndësishme të deklaratës e zë dhe Kosova, të cilën Biden e ka vizituar dy herë.

Me anë të një postimi në Facebook, publicisti Veton Surroi ka thënë se Joe Biden meriton besim të plotë për premtimin e tij si president se do angazhdohet në për zgjidhjen e një marrrëveshje midis Kosovë-Serbi, pasi është një nga të rrallët në Washingon që e diskutaur çështjen e Kosovës që në vitet 90-të.

“Joe Biden, një prej të rrallëve në Washington që në vitet e hershme ’90-të na priste e dëgjonte, një prej të rrallëve që çështjen e lirisë e demokracisë në Kosovë e ish Jugosllavi e shndërroi së bashku me kolegët e tij , demokratë e republikanë, në kauzë të Kongresit e të SHBA-ve në tërësi. Në njeri konsistent dhe i fjalës meriton besimin e plotë për premtimin e tij si president për një angazhim të balansuar e të drejtë për të arritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në bazë të njohjes së ndërsjellë dhe me respekt të tërësisë tokësore të Kosovës,”- thuhet në postimin e Venton Surroi.

Edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shprehur hapur mbështetjen për kandidatin demokrat, Joe Biden për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me anë të një video-mesazhi, ish-kryeministri i Kosovës ka ftuar shqiptarët që kanë të drejtë vote në SHBA, të dalin pro Biden dhe ta mbështesin në zgjedhje.

Lexo edhe :  “S’më ekstraduan, erdha vetë”, Florenc Çapja: Nuredin Dumanin nuk e njoh fare!

“Për shqiptarët në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po ju drejtohem sot për t’ju nxitur të votoni për Joe Biden në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Një votë për Biden është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkët të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë, të cilat gjithmonë kanë lidhur bashkë Shtetet e Bashkuara, Kosovën dhe diasporën shqiptare si aleatë të përkushtuar. Që nga vitet e ’90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan” theksoi ai.

Të fundit

PD akuzon PS-në për blerje votash: SPAK të ndërhyjë

Pas denoncimeve në Tiranë, Fier dhe Korçë dje reagoi dega e PD-së në Berat dhe kandidati i PD për...

Horoskopi i ditës së martë, 6 maj 2025

Dashi 21 mars – 20 prill Kjo ditë të çon drejt një faze të zgjerimit emocional, ku intuita bëhet udhërrëfyesi yt më i mirë. Hëna...

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të arrijë në Izrael dhe se...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Lajme të tjera

Web TV