Policia rrugore ka pezulluar 20 leje drejtimi për disa orë kontroll gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm. Nga këto 10 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Janë arrestuar 4 drejtues mjetesh nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
Nga monitorimi me Radar janë evidentuar 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionin 138 km/h – 168 km/h në aksin Sauk – Teg.
Kontrollet kanë vijuar dhe vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke përdorur dragerat./Jo/Be/Fjala.al