Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 39-vjeçari dhe shpallet një tjetër në kërkim

Policia e Durrësit ka arrestuar një 39-vjeçar me iniciale J.I  pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike.

Është shpallur gjithashtu në kërkim nga policia edhe A.V. 30 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i J.I  u bë në afërsi të një lokali në rrugën “Aleksandër Goga”.  39-vjeçari është kapur në flagrancë nga policia duke tentuar të heqë lëndën narkotike prej 12 porcionesh e llojit heroinë, në vendin ku ishte fshehur nga A. V.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 12 porcione lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1 celular.

Mbi të arrestuarin rëndon akuza për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim./Jo.Be/Fjala.al