Balla takon ambasadorin e Japonisë: Marrëdhëniet mes dy vendeve janë forcuar dukshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti në një takim në Kryesinë e Kuvendit ambasadorin e Japonisë në Tiranë, Ito Makoto, i cili po përmbyll misionin e tij në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri Dy i PS-së Balla thekson se gjatë këtyre tre viteve të mandatit të z. Ito marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërisë dhe Japonisë janë forcuar dhe zgjeruar në mënyrë të dukshme.

Sipas Ballës, marrëdhëniet shqiptaro-japoneze jo vetëm politike (qoftë mes qeverive, qoftë mes parlamenteve), në fushën e bashkëpunimit ekonomik, por edhe marrëdhëniet tona në arsim dhe kulturë po bëhen gjithmonë e më të ngushta.

Postimi i plotë i Tailant Ballës:

Shumë i nderuar të pres sot në një takim Ambasadorin e Japonisë në Tiranë SHTZ Ito Makoto, i cili po përmbyll misionin e tij në vendin tonë.

Gjatë këtyre tre viteve të mandatit të zotit Ito, që startuan me një mision shumë të rëndësishëm sikurse ishte hapja e Ambasadës së Japonisë këtu në Tiranë, marrëdhëniet dypalëshe janë forcuar dhe zgjeruar në mënyrë të dukshme. Marrëdhëniet shqiptaro-japoneze jo vetëm politike (qoftë mes qeverive, qoftë mes parlamenteve), në fushën e bashkëpunimit ekonomik, por edhe marrëdhëniet tona në arsim dhe kulturë po bëhen gjithmonë e më të ngushta.

Ambasadori Makoto vlerësoi “mbështetjen e shumtë dhe të ҫmuar që i është dhënë në Shqipëri dhe shprehu vlerësimin se largohet nga Shqipëria me arritjen me sukses të një marrëdhënie më të fortë e më të ngushtë mes vendeve tona”.

E falenderova gjithashtu Ambasadorin e Japonisë për bashkëpunimin me bashkitë e Qarkut të Elbasanit në disa projekte, por edhe dhurimin nga Qeveria japoneze të shumë makinerive të nevojshme në përmirësimin e shërbimeve publike si dhe mbrojtjen ndaj zjarreve.

Lexo edhe :  Blerja e votave në Fier/ Reagon PS: Fushata nuk është arenë shpikjesh e intrigash

I urova Ambasadorit Makoto suksese në detyrën e tij të ardhshme si Ambasador i Japonisë në Bosnje-Hercegovinë.

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV