Franca shpërbën organizatat islamike, pas vrasjes së mësuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjitha organizatat joqeveritare islamike do të shpërbëhen në Francë me qëllimin për të luftuar radikalizmin fetar.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme franceze, e cila bëri me dije se dy organizatat e para që do shpërbëhen janë etiketuar tashmë si “armiq të shtetit”.

Ky vendim vjen pas ngjarjes makabre ku një prind mysliman i preu kokën një mësuesi pas shfaqjes së karikaturave të Muhamedit te nxënësit.

Mësohet se ministri deklaroi se OJQ-të ÇIF (Collective against Islamophobia in France)  dhe BarakaCity ishin të përfshira në vrasjen e mësuesit të Histori-Gjeografisë në Paris, pasi kishin lobuar kundër tij.

ÇIF, ka pranuar se ishte kontaktuar nga prindi i nxënësit mbi karikaturat, por mohoi kategorikisht të ketë marrë veprime kundër mësuesit.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që kërkohet shpërbërja e ÇIF. Ka qenë pikërisht ish-kryeministri Valls, i cili në fushatën presidenciale të vitit 2017, bëri thirrje për paqartësinë e strukturës dhe financimit të kësaj organizate.

BarakaCity, gjithashtu ka tërhequr vëmendjen në të kaluarën, ku themeluesi i tij Yemmou është arrestuar me 14 tetor me akuzën për ngacmim kundër një figure në radio.

Dy organizatat fetare kanë vendosur të paraqesin një ankesë ligjore kundër këtij vendimi si “abuzim me pushtetin”./Re.D/Fjala.al

 

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV