Gjiknuri: Përse Listat e hapura janë vërtetë të hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Debati më i madh për reformën e re zgjedhore lidhte me mungesën e listave të hapura të kandidatëve për deputetë. Damian Gjiknuri, bashkëkryetar për Reformën Zgjedhore i ftuar në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, shpjegoi teknikën përse listat që hartohen nga kryetari pas votimit renditen mbi bazën e votës.

 

-A janë të hapura listat e hapura?

-Listat e hapura janë të hapura. Nuk janë të shqyera. Së pari Kushtetuta e Shqipërisë thotë: Listat e deputetëve paraqiten nga parti politike dhe zgjedhësi ka mundësi të ushtrojë votën  parapëlqyese. Do të thotë: Zgjedhësi ka dy vota; një votë për partinë dhe një votë për individin. Pra, konkurojnë partitë por ti ke mundësi të zgjedhësh dhe brenda partive individin. Pragu u vu sepse partitë konkurojnë me ekip. Kur ti hyn më fanellën e partisë sime , pra ke marrë siglën e partisë sime dhe je kandidat i PS që ka një peshë në tregun elektoral ti merr dhe benefitet e elektoratit. Do të thotë që ti nuk mund të barazohesh vetëm me faktin që ke marrë disa vota më shumë se një tjetër dhe mund të kapërcesh listën. Por ti duhet të demonstrosh që ti ke më shumë vota ses avetë forca në tërësi. Nga ekseprienca edhe botërore, 70% e zgjedhësve votojnë ekipin, votojnë partinë nuk votojnë individin. Në qarkun e Vlorës unë kam vite që jam deputet, por ndërkohë Edi Rama ka bërë aq të mira për Vlorën sa ata nuk mund ta vënë në diskutim. Por ndërkohë ka dhe deputetë të tjerë që janë shumë të lidhur me zonën. Tani si do u them unë zgjedhësve vlonjatë? 70% e elektoratit zgjedh lidershipin e partisë ose zgjedh siglën e partisë. Do të thotë që do të ndodhë një individ me një mijë vota na hidhka poshtë një ekip politik. Ti duhet të demonstrosh që ke votat për një mandat. Dhe kjo ka dy të mira. Njerëzit duhet të kenë besim tek ekipet politike, nuk është thjesht lojë individësh. Ne kritikuam maxhoritarin për fenomenet që sillte. Kjo është kaos./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Rindizet zjarri në Poliçan, ndërhyn avioni “Canadair”

Një vatër zjarri e cila u vu nën kontroll gjatë orëve të natës është riaktivizuar sërish mesditën e sotme...

Babë e bir u vranë në Kosovë, kolegët e tyre ulin qepenat

Një ngjarje tronditëse u regjistrua një ditë më parë në Gjilan ku tre persona humbën jetën pasi u qëlluan me armë zjarri nga Mefail...

Biblioteka në Kryeministri prezanton katalogët “Imago Mundi”

Katalogët e koleksionit të artit bashkëkohor “Imago Mundi”, një nismë vizionare nga Luciano Benetton, nga ky gusht janë aty në bibliotekën e Qendrës për...

Zbulohet klauzola! Nico Williams mund të blihet me një shifër fikse

Në fillim të verës, Barcelona ishte pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao. Klubi katalanas ishte gati të paguante klauzolën e lirimit prej...

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban, Balluku: Zhvillim për të gjithë zonën

Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet që po kryhen për ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban. Me Ballukun, ishte dhe Ministrja...

Lajme të tjera

Web TV