Gruaja e presidentit francez futet në karantinë për 7 ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gruaja e presidentit francez, Emmanuel Macron do të qëndrojë në karantinë për shtatë ditë.

Brigitte Macron është shpallur zyrtarisht një rast kontakti i Covid-19. Zonja Macron nuk ka shfaqur asnjë simptomë, por sipas protokollit duhet të qëndrojë në izolim për shtatë ditë.

Sipas “Le Parisien” të enjten e kaluar, më 15 tetor Brigitte Macron ishte në kontakt me një person të prekur me Covid-19.

Presidenti Macron do të shkojë i vetëm në ceremoninë që do bëhet në nder të Samuel Paty, mësuesit të historisë që iu pre koka në 16 tetor nga një 18-vjeçar.

Franca ka regjistruar 13.243 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit dhe 144 viktima nga Covid-19.

Kjo e hënë ka shënuar ditën e parë të javës së  shtetrrethimit në Île-de-France dhe në tetë metropole ku virusi po qarkullon në mënyrë aktive.

Ndalimi i drejtimit të makinës nga ora 21:00 deri në 06:00 të mëngjesit është njoftuar për katër javë./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Rama falenderon homologun spanjoll: Mirënjohës për mbështetjen

Kryeministri Edi Rama falenderoi homologun e tij spanjoll, i cili e uroi për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. “Falemnderit...

Berati vijon numërimin e votave, kush janë emrat që futen në Kuvend

Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Beratit. PS merr 5 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Ervin Demo dhe Enriketa...

Kryeministri i Kroacisë uron Ramën: Me kënaqësi të marr pjesë në samitin

Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në...

Gonxhja për rezultatin e opozitës në zgjedhje: Më dhimbset PD, janë krejtësisht ‘out’

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, komentoi zgjedhjet e 11 majit...

Edvin Kulluri: Ka dështuar e gjithë opozita, edhe partitë e reja

Edvin Kulluri, nga “Djathtas 1912”, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të...

Lajme të tjera

Web TV