Ka kërkuar përllogaritje të viteve të dënimit, shtyhet seanca për Zani Çaushin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kreu i bandës së Vlorës më 1997, Myrteza Çaushi është paraqitur sot në Gjykatën e Korçës nën masa të rrepta sigurie.

Seanca për të përllogaritur vitet e dënimit që ka vuajtur deri më sot Zani Çaushi prej ditës së parë në burg u shty pasi mungonte përfaqësuesi i IEVP Drenovë.

Gjyqtari Ervin Sulan prokurori Genti Stoja dhe avokati i Zani Çaushit, Arben Lena ishin të pranishëm duke qenë se do paraqisnin kërkesat e tyre për prova.

Në fakt, Çaushi ka kërkuar të lirohet nga burgu dy herë këtë vit. Njëherë për shkak se pretendonte se ka kryer 25 vite burg dhe është rehabilituar duke shtuar faktin se ishte dhe familjar.

Ai kërkoi lirim me kusht por u tërhoq. Më pas ngriti tezën se duhet t’i njihen vitet në paraburgim  dhe duhet të lirohet. Zani Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm teksa vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korçë.

Kush është Myrteza Çaushi

Myrteza Çaushi, i njohur me emrin Zani Çaushi ishte kreu i bandës më famëkeqe në qytetin e Vlorës, të krijuara gjatë vitit të mbrapsht të 1997, e quajtur “Banda e Çoles”.

Banda e Çoles kishte rivalë të fortë Bandën e Gaxhait, Bandën e Kakamit dhe Banda e Pusit të Mezinit, ku gjatë përplasjes mes tyre Zani Çaushi ka humbur tre vëllezër.

Kujtojmë se Zani Çaushi e quajti veten “kundërshtar të betuar” të Sali Berishës dhe ishte mbështetës i flakët i Partisë Socialiste. Në një pjesë të madhe të intervistave që ka dhënë për mediat e huaja ai e ka shprehur hapur urrejtjen e tij ndaj Berishës.

Kulmin e pushtetit të tij te populli, Zani e ka pasur 15 ditë pas tragjedisë së ‘Otrantos’, kur kryeministri Italian Romano Prodi mbërriti në Vlorë për tu takuar me Presidentin e atëhershëm Sali Berisha dhe kreun e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar Bashkim Fino.

Lexo edhe :  Regjistrohet viktima e parë nga zjarret

Më 13 prill 1997, tre helikopter të marinës italiane zbritën në një zonë në Vlorë ku do të zhvillohej dhe takimi. Kryeministri Italian, Prodi do të mbrohej nga Zani i cili mbante në dorë një kallashnikov.

Ende nuk është bërë e qartë se si një kryeministër nga një vend si Italia, vendosi të mbrohej nga Zani. Në një video të realizuar në 28 shtator 1997, “Associated Press” ka filmuar ndalimin për herë të parë nga policia të Zani Çaushit, me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Me pas në vitin 1999, kreu i bandës së Vlorë, Zani Çaushi u dënua me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për një sërë krimesh të kryera në vitin 1997.

 

Ajo që e mban përjetësisht në burgun e Drenovës, tmerrin e jugut të vendit, është dënimi i drejtësisë greke, e cila ka dhënë me akuzën e vrasjes plot 101 vite burg për Çaushin./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV