Pandemia/Regjistrohen 295 raste të reja me Covid dhe 3 viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

295 raste të reja dhe 3 viktima janë shënuar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka raportuar një rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Sipas MSH-së janë kryer 1413 testime në 24 orët e fundit, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 295 qytetarë

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid që prej fillimi të pandemisë shkon 17.350.

Në shpërndarjen e të infektuarve sipas bashkive kryeson Tirana me 74 të prekur, ndërkohë që harta e të prekurve vijon si më poshtë:

74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër,
22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë,
11 raste në Fier dhe Pogradec,
10 raste në Krujë dhe Berat,
9 raste në Elbasan dhe Lezhë,
7 raste në Gjirokastër,
6 raste në Kurbin,
5 raste në Divjakë,
4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar,
3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë,
2 raste në Has dhe Shijak,
1 rast në Fushë- Arrëz, Devollë, Kavajë, Mirditë,Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

/Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV