Qeveria e Maqedonisë propozon që administrata shtetërore të punojë nga shtëpia ose me ndërrime.
Propozim ky që vjen nga ministri i Shëndetësisë në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Në këtë kategori, përveç administratës shtetërore, propozohet të jenë edhe të punësuarit në gjykata dhe komuna.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka thënë se neser do të vendoset nga qeveria për masat e reja, ku pritet që pas vendimit të ri, bizneset të punojnë deri në orën 23:00, ndërsa kapaciteti i transportit publik do të reduktohet në masën 50%.
Filipçe shpreson se ligji për masat e reja do të miratohet deri në fund të kësaj jave, ndërsa thekson se nëse nuk do të ketë rezultat hapi i radhës do të jetë rikthimi i orës policore.
Kujtojmë që rastet me Covid-19 në Maqedoni janë rritur ndjeshëm.
Vetëm gjatë 24 oëve të fundit në Maqedoni janë regjistruar 161 rate të reja pozitive dhe 7 viktima.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, që nga shpërthimi i pandemisë vendi ka raportuar gjithsej 23.788, përfshirë 846 viktima dhe 17.392 të shëruar, ndërkohë që numri aktiv i rasteve me COVID-19 është 5.550. /Ra.My.Fjala.al/