Nënë për herë të dytë, Arbana Osmani publikon foton pak orë pas lindjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arbana Osmani është bërë nënë e një djali për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale, partneri i saj Eduart Grishaj. Ndërkohë vetëm pak orë pas lindjes së djalit, të cilin e kanë quajtur Diell, Arbana ka shpërndarë një foto në Instagram, duke ndarë më ndjekësit përjetimet e para.

“Një Diell i vogël na shndriti sot❤️ Faleminderit për të gjitha bekimet tuaja, Ju dua” shkruan moderatorja, krah një fotoje ku duart e gjithë familjes duken bashkë.

Në foton e publikuar nga moderatorja, shihen duart e bashkuara të Arbanës, Eduartit, Jonit dhe Diellit të sapo lindur.

Arbana Osmani ka qënë në qendër të portaleve dhe rrjeteve sociale që pas konfirmimit se ajo dhe regjizori i “Dua të të bëj të lumtur” janë bashkë.

Arbana dhe Eduarti u vunë sërish në qëndër të mediave pas bërjes publike të shtatëzanisë së saj me regjisorin, dhe së fundmi çifti ka marrë pafund urime dhe komente për lindjen e djalit të tyre Diellit.

Kujtojmë se moderatorja është nënë edhe e një djali më të rritur të quajtur Joni, me të cilin ka një lidhje shumë të ngushtë. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

1976 – Operacioni Entebbe: Sulmi dramatik i komandove izraelite në Ugandë

Më 4 korrik 1976, një nga operacionet më të guximshme dhe spektakolare të shpëtimit në historinë moderne u zhvillua...

“Nuk e besova Ronaldon, por kishte të drejtë”. Vinicius zbulon këshillën që i dha CR7

Lojtari i Real Madrid, Vinicius Jr, ka folur hapur për një këshillë të rëndësishme që mori nga legjenda e klubit, Cristiano Ronaldo - një...

Çekia zhytet në terr, trenat ngecin në Pragë

Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka përfshirë një pjesë të madhe të Republikës Çeke, përfshirë kryeqytetin Pragë, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve...

Botërori i Klubeve, sot nis faza çerekfinale. Al Hilal përballë Fluminense

Sot e gjithë vëmendja kthehet te çerekfinalet e Kupës së Botës, aty ku dy ekipet që bënë surprizën këtë sezon Al Hilal dhe Fluminense...

Si po e zgjeron Kina ndikimin në Ballkan, me Serbinë si qendra e projektit

Studime të reja të instituteve gjermane tregojnë për një model të sofistikuar të infiltrimit kinez në Ballkanin Perëndimor – përmes spiunazhit digjital, investimeve strategjike...

Lajme të tjera

Web TV