Nga tiroidet deri te cistet, ja pse i keni duart gjithë kohës të mpira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndodh shpesh të përjetojmë mpirje të duarve apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë në gishta. Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme, si rezultat i lodhjes, por mund të paralajmërojë edhe për një problem serioz në shëndetin e njeriut.

Bright Side ka zbuluar disa informacione të rëndësishme se çfarë po përpiqet t’ju paralajmërojë trupi kur keni këtë ndjesi therëse në duar.

Një nga shkaktarët kryesorë të mpirjes së dorës është sindroma e tunelit karpal, një gjendje ku nervi i mesit, që fillon nga parakrahu deri tek dora, fillon të tkurret në kyçin e dorës.

Kjo sindromë është sidomos e zakonshme për njerëzit që kalojnë shumë kohë duke punuar para kompjuterit.

Përveç mpirjes, simptoma të tjera të sindromës së tunelit karpal janë edhe ndjesia sikur një ose disa nga gishtat e dorës, sidomos gishti i madh, tregues dhe i mesit, janë ënjtur apo sikur po ju shpojnë me gjilpëra.

Përveç kësaj sindrome, mpirja e duarve shkaktohet edhe për shumë arsye të tjera, në disa raste edhe serioze.

Nga diabeti deri tek problemet me tiroidet, ja cilat janë disa nga arsyet përse ju mpihen duart: vuani nga çrregullimet e tiroides, keni abuzuar me pirjen e alkoolit, vuani nga skleroza e shumëfishtë, keni pësuar goditje cerebreale, keni probleme me yndyrnat në gjak dhe diabetin ose keni ciste./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vijon aksioni në Theth, prishen 60 ndërtime pa leje por nuk mungojnë tensionet

Ka vijuar edhe përgjatë kësaj të shtune, 12 korrik, operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, pavarësisht...

BE dhe Meksika kritikojnë tarifën prej 30% të propozuar nga presidenti Trump

Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia kanë reaguar pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi tarifa prej 30% për të gjitha mallrat e BE-së të...

UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore

Kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig II, Komisioni i UNESCO-s i ka shpallur trashëgimi e kulturës botërore. Krahas Neuschweinstein kategorizohen edhe tri kështjella...

Themelohet Karabinieria, forca me dy fytyra e historisë italiane

13 korrik 1814 Më 13 korrik 1814, në Mbretërinë e Sardenjës, u themelua një forcë e re policore me karakter ushtarak – Arma e Karabinierisë,...

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025

Dashi Do kaloni një site shume romantike sot ju qe jeni ne çift dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Partneri do iu beje te lumtur...

Lajme të tjera

Web TV