Zgjedhjet në SHBA, Trump: Nëse fiton Biden, Krishtlindjet do të anulohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse fiton Biden, Krishtlindja do të anulohet”.

Kështu është shprehur presidenti Donald Trump të dielën gjatë një takimi elektoral në Nevada, duke shënuar kështu një nga sulmet më të veçanta që Trump ka bërë ndaj kundërshtarit të tij, kandidatit Joe Biden në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës.

Ai deklaroi se nëse fiton Biden, menjëherë do të urdhëronte një bllokim për shkak të pandemisë së koronavirusit, një veprim i tillë për rrjedhojë do të “anulonte” edhe festën e Krishtlindjes.

Nën bllokimin e Joe Biden, sezoni i Krishtlindjeve do të anulohet”, ishin fjalët e sakta të Presidentit, i cili më pas ftoi të gjithë votuesit amerikanë të votonin për të.

COVID po e kthen kurbën, ne do t’i kthehemi jetës normale”, deklaroi ai, duke nënkuptuar se nëse do të rikonfirmohej President jo vetëm që s’do të kishte bllokim, por gjithçka do t’i kthehej jetës normale sa më shpejt të jetë e mundur.

Shikoni se çfarë po ndodh në Europë, pas bllokimit ka një shpërthim të ri të resteve të reja”, shtoi Trump, duke theksuar më tej se Biden është “një shprehje e një politike të korruptuar”. /Re.D/Fjala.al

Të fundit

Dorëheqje të shumta në bashkinë e Durrësit, largohen kryetarë të njësive administrative

Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë e Durrësit, ku drejtues kryesorë të drejtorive dhe kryetarët e njësive administrative kanë...

Vapa vdekjeprurëse në Evropë/ Ja sa jetë mori i nxehti ekstrem

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën që nga java e kaluar vlerësohet të ketë shkaktuar rreth 2.300 vdekje, sipas një studimi të...

Drejtuesit e vjetër “shënjestra”/ Nisin dorëheqjet e drejtorëve në Fier

Burime nga selia rozë në Fier thanë se në mbledhjen ku kryeministri kërkoi dorëheqjen e drejtuesve vendorë, sqaroi se emërimet e bëra pas muajit...

Franco Nero, në “Roma Elastica” – një homazh për Fellinin

I veshur me një kapelë dhe shall që i përkasin stilit të vetë Federico Fellinit, Franco Nero sapo ka përfunduar një rol të shkurtër...

Burri oficer i BKH-së, gruaja e ftuara e Ramës/ Kush janë çifti që iu dogj restoranti

Restoranti “Villa Gjecaj”, në pronësi të Petrit dhe Aida Gjecajt i gjendur në fshatin turistik të Thethit në Malësi të Madhe u përfshi nga...

Lajme të tjera

Web TV