Basha: Zgjidhja për të shmangur humnerën e bizneseve, plani i PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar sot dëshminë e një pronari të një biznesi që ankohet për taksat e shtetit dhe nga Bashkia.

Gjatë fjalës së tij, Rolandi thotë se biznesi i tij bën xhiro rreth 33 milionë lekë dhe paguan një mori taksash që e kanë rrënuar atë dhe gjithë bizneset si i tiji teksa shton se po del me humbje vetëm sa për të mbijetuar.

Jam Rolandi dhe drejtoj këtë biznes prej 12 vitesh. E njoh mirë zonën dhe vështirësitë e punës, e di çfarë të do të thotë të çohesh nga mëngjesi në darkë, të privohesh nga koha me fëmijët. Biznesi bën xhiro rreth 33 milionë.

Shteti më kaloi me TVSH që paguaja 1 milion e 200 mijë lekë, që nuk ishin të planifikuar fare. Me gjithë sigurime 6 milionë e gjysmë. Dhe taksën e tatim fitimit 5%, që këtë taksë e paguan edhe ai që ndërton në bregdet, edhe ai që bën pallate, dhe kjo s’më duket e drejtë. Përpos kësaj vijnë dhe zarfat e bashkisë që nuk po e kuptojnë fare.

75 mijë lekë, taksë arsimi, e taksë uji, që s’e marr vesh fare dhe na kanë rrënuar pamasë. E di çdo të thotë të dalësh me 120 mijë lekë minus, dhe të dalësh me humbje, jo të fitosh s’bëhet fjalë”, tha pronari i biznesit.

Nga ana tjetër, lideri i opozitës Basha ripërsërit thirrjen për planin e PD duke thënë se është e vetmja zgjidhje për të shmangur humnerën pasi bizneset janë në grahmat e fundit.

’Taksat e rritura kanë çuar biznesin në krizë. Bizneset në grahmat e fundit të mbijetesës kanë larguar mijëra punonjës. Zgjidhja për të shmangur humnerën, plani i PD. Koha nuk pret!’’- tha Basha./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Spiropali: Shqipëria qëndron krah Ukrainës, mbështesim sanksionet ndaj Rusisë

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV