Lehtësira për biznesin/ Rama me sipërmarrjen: Ka ardhur koha për ndryshime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pranishëm në një tryezë më sipërmarrjen e vuri theksin te rishikimin e procedurave administrativë të biznesit me qëllim përmirësimin e klimës së të bërit biznes.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ka ardhur koha që të lehtësohen bizneset nga burokracitë, të cilat krijojnë pengesa të panevojshme për bizneset në vend.

“Besoj se ju të gjithë e keni parë, që para pak ditësh, Shqipëria mori një vlerësim të ri të perspektives ekonomike nga “Standard and Poors”.

Ka ardhur koha që të rifokusohemi bashkërisht, nga njëra në bërja e një analiza të detajuar që ne kemi nisur ta bëjmë brenda strukturave të qeverisë mbi të gjitha procedurat dhe kemi nisur ta bëjmë duke e parë me sy kritik çdo procedurë për të kuptuar se çfarë mund të lehtësohet nga pikëpamja nga ajo që është e shkruar, ky do ishte një ushtrim i mangët nëse nuk marrim prej jush nga eksperiencat e tuaja të përditshme”,  tha Rama.

Ai theksoi se qeveria po përgatit ndryshimet brenda institucioneve, por tha se për këtë proces duhet ndihma e sipërmarrjeve, pasi sipas tij, ato janë subjekti dhe objekti i kësaj çështjeje.

“Do t’i japim sipërmarrjes një pyetësor, por përtej pyetësorit, ne do mirëprisnin çdo eksperiencën tuaj bazuar në eksperiencën tuaj.

Heqja e barrierave dhe hapja e sa më shumë kanaleve të frymëprerës së organizmit të shoqërisë sonë, që lidh bashkë biznesin me shtetin sui dy palë që duhet të nder veprojnë me njëra tjetrën në interes privat dhe publik është domosdoshmëri e vazhdueshme dhe unë besoj se  është një proces që ka vende për përmirësim.

Duke pasur parasysh,  që tanimë janë bërë disa vite që është ecur përpara mbi bazën ë lehtësimit të bërë më parë, është koha për të riparë të gjitha proceset dhe për të bërë një lehtësim tjetër.

Lexo edhe :  Fjala e plotë e kryeministrit Rama në samitin e Ballkanit Perëndimor- BE në Mal të Zi

Ne po bëjmë punën tonë nga brenda institucioneve, por në fund të ditës kjo është një punë që behët për sipërmarrjen dhe lehtësinë e të bërit biznes në Shqipëri.

Kështuqë ju jeni objekti dhe subjekti i kësaj pune dhe për këtë arsye kontributi juaj është jo vetëm i mirëseardhur, por edhe i domosdoshëm”, shtoi Rama./  S.M

Të fundit

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Sulmi ndaj kryeministrit sllovak/Karamuço:Ky rast duhet të shërbejë si një mësim i madh

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në rastin e sulmit me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, pati një thyerje të të...

Lajme të tjera

Web TV