Champions rikthehet me ‘show’/ United ‘makth’ i PSG, Barça shkatërron ekipin e Uzunit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmja e parë në Champions League për këtë sezon ka rezervuar spektakël dhe gola në sfidat e para të saj.

Manchester United ka mposhtur sërish Paris Saint Germain, në përballjen e parë të grupit. Parizienët nuk arritën dot të hakmerreshin për atë eleminim të hidhur të vitit të shkuar. Ishte Bruno Fernandes ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 23’ nga pika e bardhë e pënalltisë duke dërguar skuadrën e tij në avantazh në pjesën e parë. Në të dytën Martial, i cili fitoi penalltinë shënoi në portën e vet në minutën e 55’ duke barazuar shifrat. Por kur dukej se gjithçka do të përfundonte në barazaim, Marcus Rashford realizoi me një gjuajtje të bukur në zonë duke i dhënë fitoren djajve të kuq.

Barcelona e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë edicion duke mposhtur 5-1 Ferencvarosin e Myrto Uzunit, me këtë të fundit që mungonte në sfidën e sotme. Magjiku Messi hapi serinë e golave nga penalltia në minutën e 27’, për tu pasuar më pas nga goli i talentit Ansu Fati në minutën e 42’. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për katalanasit, ndërsa në të dytënm Philippe Coutinho, Pedri dhe Dembele shënuan sërish për Barçën ndërsa Ferencvaros shënoi golin e nderit me Kharatin në min 71’ nga pika e bardhë e penalltisë. Kjo penallti u shkaktua nga Pique që u largua me të kuq. Kështu katalanasit e nisin më së miri edicionin e ri të Champions League nën drejtimin e Ronald Koeman.

Goli i Haaland nuk i mjaftoi Dortmundit përballë një Lazioje në super formë që mposhti verdhezinjtë 3-1. Për bardhekaltërit shënuan Immobile dhe Akpa ndërkohë që iu shtua edhe autogoli i Hitz.

Ndërkohë në sfidat e tjera të Champions u shënuan këto rezultate:

Lexo edhe :  Klubi turk kërkon transferimin e tij, Manaj shfaqet në Jugun e Shqipërisë

Dinamo Kiev 0-2 Juventus

Zenit 1-2 Club Brugge

Chelsea 0-0 Sevilla

Leipzig 2-0 Bassaksehir

Rennes 1-1 Krasnodar

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV