Del para gjykatës autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Niko Goro në Himarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kliti Leka, i akuzuari kryesor për ekzekutimin e Niko Goros dhe plagosjen e motrës së tij Eftiqi Qesku, pritet të marrë sot masën e sigurisë.

Mësohet se akuza do të përfaqësohet nga prokurori Arjan Xhaferri dhe relatohet nga gjyqtari Arqile Basho. Leka nuk ka zgjedhur vetë avokat. Atij i është caktuar kryesisht nga gjykata.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 17 tetorit, në qendër të Himarës, pranë supermarketit të motrës së Goros. Vrasja e tij lidhet me një konflikt pronësie.

Sipas asaj që deklaroi Leka pasi pranoi krimin, ai dhe familja i kishin dhënë Goros një hapësirë për të ndërtuar, por më pas biznesmeni nuk i kishte shlyer detyrimet duke çuar në krimin në fjalë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

Ka ndërruar jetë regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani në moshwn 86-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur...

Policia e Lezhës prangos 28-vjeçarin, pritet ekstradimi drejt Kosovës

Policia e Lezhës ka arrestuar një 28-vjeçar me qëllim ekstradimin drejt Kosovës. Sipas raportimeve, i riu akuzohet nga autoritetet e Kosovës për vjedhje ndërsa...

“Berisha flet si Maduro, po gënjen demokratët”

Gazetari Ardit Rada ishte i ftuar në “Off the Record” ku komentoi kërkesën e Sali Berishës drejtuar SHBA që të shpallë grupet kriminale në...

“Patronazhistët të shpallen të jashtëligjshëm”

Gazetari Poli Hoxha bëri në “Off the Record” një analizë të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit dhe pretendimit të opozitës për vjedhjen dhe...

“Na jep lekë, motorin dhe orën!” Rrëmbehet për 5 orë djali i biznesmenit

Pesë orët e kaluara në duart e rrëmbyesve të djalit të një biznesmeni nga Athina ishin të tmerrshme. Katër autorë e rrëmbyen atë dhe,...

Lajme të tjera

Web TV