Mbyllen hetimet për “Grabitjen e Rinasit”, 8 të akuzuar dërgohen për gjykim

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për çështjen e “Grabitjes së Rinasit”. Organi i akuzës ka vendosur të dërgojë për gjykim dosjen hetimore të një nga grabitjet më të bujshme në vend.

Mësohet se të pandehur për grabitjen e disa milionë eurove në 9 prill të 2019 në Rinas janë: Eldi dhe Klement Çala, Oltion Veseli, Renaldo Sula, Elton Pikli, Alkond Bengasi dhe Talo Çela, ky i fundit ende në kërkim.

Ndërkohë Prokuroria ka pushuar akuzën për Ragip Hajdinin i cili humbi jetën disa muaj më parë.

Më 9 prill të vitit të kaluar 4 persona të maskuar grabitën 4.6 milion euro nga barku i avionit “Austrian Airlines”. Paratë i përkisnin bankave të nivelit të dytë dhe do të transferoheshin jashtë Shqipërisë.

Autorët u futën nga hyrja e pasme e aeroportit me një furgon me mbshkrimin “Hetimi Tatimor”. Pas grabitjes, autorët u përleshën me policinë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili cilësohet si koka e grupit.

Si u zbulua gjithë grupi nga gjurma në furgon

Identifikimi i Alkond Bengasit përmes një gjurme gishti në furgonin “Hetimi Tatimor” e më pas bashkëpunimi i tij me prokurorët, çoi në zbardhjen e pothuajse të të gjithë emrave të personave që morën pjesë në mënyrë direkte e indirekte në grabitje.

Duke qenë se Bengasi ishte një ndër personat që kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit që u përdor në grabitje, ai kishte lënë gjurmë, edhe pse pjesa më e madhe e tyre ishin fshirë.

Por ekspertët që kanë bërë këqyrjen e furgonit, që i shpëtoi djegies në vendin ku u vra Admir Murataj, kanë konstatuar me sy të lirë një gjurmë gishti në pasqyrë. Ajo u fiksua në pasqyrën e brendshme, që ndodhet te mbrojtësja e diellit, në krahun e djathtë të furgonit. “Gjatë këqyrjes së automjetit me targë AA 248 KE, ndër të tjera ka rezultuar se në perden e diellit të anës së djathtë është konstatuar me sy të lirë gjurma daktiloskopike.

Lexo edhe :  Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët

Nëpërmjet aktit të ekspertimit të kryer dy ditë pas grabitjes, më 11 prill 2019 ka rezultuar se në objektin e ekspertimit, fiksuar si provë materiale gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u përftua një gjurmë papilare e vlefshme për identifikim, e cila u shënua me germën ‘A’”, përshkruhet në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda./Bl.Ba/Fjala.al