Ndryshon leja e qarkullimit për automjetet në Shqipëri

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka firmosur një urdhër të ri për ndryshimin e lejës që qarkullimit të automjeteve në Shqipëri.

Raportohet se dokumenti i ri do të jetë në përputhje me direktivën europiane.

Përveç formës së kartonit të ri, leja e qarkullimit do të përfshijë edhe certifikatën e pronësisë së automjetit.

Për momentin në Shqipëri janë dy kartona, një për lejën e qarkullimit dhe një tjetër për certifikatën e pronësisë së mjetit.

Nuk është bërë ende e ditur saktësisht se kur ky ndryshim do të hyjë në fuqi, por thuhet së shpejti.

“Leja  e  re  e  qarkullimit  do të  jetë  e  baras-vleshme me certifikatën e pronësisë. Prodhimi  dhe  plotësimi  i  lejes  së  re  të qarkullimit  të  bëhet  sipas  rregullores  së  hartuar nga  Drejtoria  e  Përgjithshme  e  Shërbimeve  të Transportit Rrugor”, shkruhet në urdhër. /Re.D/Fjala.al