Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon të deklarojnë burimet e pasurisë tre personave të skeduar nga drejtësia për vepra të ndryshme penale.
Në rrjetën e OFL kanë rënë tre të dënuarit Fedianat Etemaj alias Ferdinand Etemi, Elton Drapi dhe Dorjan Memaj.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./Bl.Ba/Fjala.al