Rama pas akuzave të Presidentit: Më vjen keq për Ilirin, ka dalë nga shinat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha se i vjen keq që në zyrën e kreut të shtetit është një person i tillë si Ilir Meta.

Deklarata e Ramës për gazetarët u bë mëngjesin e kësaj të marte pas akuzave të ditës së djeshme të presidentit Ilir Meta i cili e konsideroi Rilindjen organizatë kriminale.

Ndër të tjera Rama tha se Meta e ka vendosur veten në dispozicion të partisë nga ka ardhur në Presidencë dhe tek e cila pritet të shkojë pas detyrës.

Është vërtetë fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe i marrëzisë nga ana e Ilir Metës po ndodh shumë përpara kohe, ne një kuptim.

Nuk e di ku do të shkojë kaq herët sa ka filluar. Sepse nuk është hera e parë, por realisht është shumë e turpshme dhe shumë sekëlldisëse për të gjithë ne që të kemi një individ të tillë në zyrën e Presidentit të Republikës që ka dalë komplet nga shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur veten në dispozicion të një force të degraduar siç është partia prej të cilës vjen dhe drejt së cilës shkon“, tha Rama.

Gjithashtu, kryeministri foli edhe për paditë e PD-së në lidhje me PPP-të duke theksuar se qeveria ka në fokus qytetarët që u duhet të kthehen në shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit.

Deklaratat e Ramës u bënë pas takimit të shtabit elektoral të PS ne selinë rozë, ku drejtuesit politik kanë raportuar në lidhje me ecurinë e përgatitjeve për fushatën.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV