Shënohet shifra më e lartë e rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

301 raste të reja pozitive dhe 4 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke shënuar kështu shifrën më të lartë që nga fillimi I pandemisë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, 58 persona kanë fituar betejën më Covid-19 gjatë këtyre orëve, duke e çuar në 10225 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja vijon si më poshtë:

144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë,
27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë,
12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan,
7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh,
5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec,
2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura, Vajgurore.
1 ras në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” nga 255 pacientë, 22 janë në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1407 testime.

Ndërkohë, ditën e djeshme janë shënuar 3 viktima dhe 295 raste të reja pozitive.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Kodi Rrugor duhet ashpërsuar dhe zbatuar…

Nga Eduard Zaloshnja Kam botuar 63 artikuj shkencorë në SHBA rreth plagosjeve/vdekjeve jonatyrale. Treçereku i tyre kanë qenë rreth plagosjeve/vdekjeve...

Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës, akuzohet se ndërtoi disa shtëpi pushimi

Policia e Durrësit ka arrestuar një ish-zyrtar lokal të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), nën akuzën për ndërtim të paligjshëm gjatë kohës që...

Nga Frankensteini te Putini, përbindëshat po enden në festivalin e filmit në Venecia

Drejtorit artistik thotë se përbindëshat janë “fil rouge” i këtij viti, ndërsa Guillermo del Toro prezanton vizionin e tij mbi klasikën e Shelleit Nadia Khomami Kur...

Zjarret, ironizon Rama: Avionët nuk janë magjistarë! Do kemi flotën tonë

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë se edhe Shqipëria do të ketë flotën e saj me avionë zjarrfikës. Së shpejti pritet që vendi ynë të blejë...

Ceremonia e Mirënjohjes Kombëtare/ Rama: Komisar Agim Troci u dergj në shtrat

Kryeministri Edi Rama vlerëson punën e forcave zjarrfikëse që u përballën me zjarret në vend. Rama përmendi Agim Trocit që u plagos duke luftuar me flakët...

Lajme të tjera

Web TV