Zgjedhjet në SHBA: Facebook nuk u beson kandidatëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Titulli mund të duket si një provokim, por postimi i fundit dedikuar zgjedhjeve amerikane nga zv/drejtori i Facebook, Guy Rosen, ka ngritur disa dyshime.

Historia është sigurisht një çështje delikate dhe duke pasur parasysh kundërshtitë që shoqëruan zgjedhjet presidenciale të 2016 në Amerikë është plotësisht e parashikueshme që Facebook do të marrë disa masa për të garantuar transparencën.

Miliona postime të kontrolluara, qindra të fshira dhe më shumë se 2 milionë reklama të refuzuara. Me sa duket, këtë herë Facebook nuk kërkon të marrë ndonjë rrezik për zgjdhjet në SHBA dhe kompania është e prirur ta theksojë këtë.

Objektivi është miratimi i politikave gjithnjë e më të drejta në mënyrë që të shmangin përhapjen e përmbajtjeve të manipuluara që mund të ndryshojnë në çdo mënyrë rezultatet e zgjedhjeve më tre nëntor.

Asgjë e çuditshme nuk ka ndodhur deri më tani, por gjiganti i rrjeteve sociale ka vendosur të krijojë një masë sigurie ndaj kërcënimeve kineze, ruse apo edhe ato amerikane. Zuckerberg thjeshtë nuk dëshiron të rrezikojë.

Mirëpo nga ana tjetër, ajo që mund të të befasojë është shënimi i gjatë i Guy Rosen, kushtuar veçanërisht ditës së zgjedhjeve në SHBA.

Ai pyet se si mund të veprojë Facebook në rast se një nga kandidatët do ta shpallë veten fitues para se rezultati i votimit të dalë zyrtarisht.

Sipas tij, kur qendrat e votimit do të mbyllen, një etiketë do të postohet në çdo shënim të kandidatëve që do t’i drejtojë përdoruesit në Qendrën e Informacionit të Votimeve për më shumë informacion mbi procesin e numërimit të votave.

Atëherë, nëse një kandidat apo parti do të deklarojë fitoren para se të konfirmohet zyrtarisht, Facebook do të shtojë një informacion më specifik për të shpjeguar se procesi i votimit nuk ka mbaruar dhe se asnjë fitues ende nuk është përcaktuar.

Lexo edhe :  Trupat gjermane do të garantojnë sigurinë e Ukrainës? Berlini lë të hapur mundësinë

Nëse, kandidati i shpallur fitues zyrtarisht do sfidohet nga një kandidat ose parti tjetër, atëherë Facebook do të tregojë emrin e kandidatit fitues përmes njoftimeve të vendosura në Facebook dhe Instagram, si dhe do lidhet drejtpërdrejt me Qendrën e Informimit të Votuesve.

Për më shumë kujdes, Facebook ka paralajmëruar se ka në plan të ndalojë përkohësisht postimin e të gjitha reklamave elektorale ose politike në Shtetet e Bashkuara, pas mbylljes së votimit me 3 nëntor me idenë e zvogëlimit të mundësive për të krijuar konfuzion ose abuzim./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV