Murtaja e Zezë u përhap shumë më shpejt në shekullin 17 se sa në të 14-in

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër herë më shpejt. Kështu u përhap Murtaja e Zezë në shekullin e 17-të, krahasuar me nivelin e transmetimit të sëmundjes në shekullin e 14-të. Në vetëm 300 vjet, shpërthimet e epidemisë të shkaktuara nga bakteri Yersinia pestis u përshpejtuan në një mënyrë “befasuese”.

Murtaja e Zezë e vitit 1348, e njohur ndryshe edhe si murtaja bubonike, konsiderohet si pandemia më shkatërrimtare në historinë e njerëzimit.

Në atë periudhë, numri i njerëzve të infektuar dyfishohej çdo 43 ditë.

Pasi u analizuan mijëra dokumente përgjatë tre shekujve të shpërthimeve të pandemive në Londër, studiuesit e Universitetit McMaster kanë vlerësuar se numri i njerëzve të infektuar u dyfishua në vetëm 11 ditë gjatë Murtajës së Madhe të vitit 1665.

Ekziston një ndryshim mahnitës mbi atë se sa shpejt u rritën epidemitë e murtajës”, tha në një deklaratë David Earn, autori kryesor i studimit dhe një bashkëpunëtor i Institutit Michael G.

Ideja ishte që të mos numëroheshin të vdekurit, por mënyra se si përhapej murtaja në popullsi.

Në atë kohë, njerëzit zakonisht shkruanin një dokument për shkakun e vdekjes së një personi, kështu që ne menduam se datat e këtyre dokumentëve do të ishin një tregues i mirë i përhapjes së frikës nga murtaja”, thotë Earn.

Askush që jetonte në Londër në shekullin 14 ose 17 nuk mund ta kishte imagjinuar se si këto regjistra mund të përdoreshin qindra vjet më vonë për të kuptuar përhapjen e sëmundjes”, shtoi ai.

Mësohet se provat gjenetike kanë ndihmuar që studiuesit të kenë arsye shumë të mira për të besuar se llojet e bakterit që shkaktoi murtajën ndryshuan shumë pak në 300 vjet.

Shpejtësia e vlerësuar e përhapjes së këtyre epidemive sugjeron që përgjatë këtyre shekujve, Yersinia pestis nuk u përhap vetëm për shkak të kontakteve nga njëri person në tjetrin, i cili njihet edhe si transmetimi pneumonik.

Lexo edhe :  Ministri i Jashtëm gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Përhapja e infeksionit në shekullin e 14, 16 apo 17 ndodhi për shkak se infeksioni u përhap edhe përmes pickimit nga pleshtat e infektuar.

Studiuesit besojnë se dendësia e popullsisë, kushtet e jetesës dhe temperaturat e ftohta mund të shpjegojnë përhapjen kaq të shpejtë të infeksionit në ato shekuj, modele të cilat mund të shërbejnë sot për të kuptuar Covid-19 dhe pandemitë e tjera./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Alesia Balliu shpërthen ndaj Berishës: Hoqëm një Enver, kemi një tjetër

Ish-anëtarja e Partisë Demokratike, Alesia Balliu, ka kritikuar dje ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha dhe drejtimin e PD-së. Ajo e...

Droni super i fshehtë kinez, ja si funksionon roboti sa një mushkonjë

Krijimi më i fundit nga Universiteti Kombëtar i Teknologjisë së Mbrojtjes i Kinës (NUDT) ka bërë bujë për ditë të tëra: një dron me...

Çmimi i “arit të zi” pas konfliktit Izrael-Iran, eksperti: Pritet rritje

Eksperti i tregjeve, Ergis Sefa, parashikon rritje të mundshme të çmimit të naftës për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe interesave të fuqive të mëdha. Në...

Revolucioni i klonimit, epoka e inxhinierisë gjenetike që nxiti debatin global

5 korrik 1996 - Lindja e deles Dolly Nga Leonard Veizi Më 5 korrik 1996, në një fermë pranë Edinburghut, në Skoci, lindi një qengj...

Air BnB në Shqipëri, konkurrenca në turizëm po ul çmimet

Po listohen më shumë apartamente, por mesatarisht po fitohet më pak. Sipas të dhënave nga Airbnb, në fillim të këtij viti ishin listuar rreth...

Lajme të tjera

Web TV