Rama: Me 4 aeroporte hyjmë në një epokë të re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria me 4 aeroporte hyn në një epokë të re.

Në komunikimin e përjavshëm për ekonominë, Rama theksoi se me 4 aeroporte, atë të Tiranës, Vlorës, Kukësit dhe Sarandës, Shqipëria do të hyjë në një epokë të re, ndërsa pritet që kjo të ketë ndikim edhe për Kosovën.

“Ne kemi besim që nëse Vlora do të jetë një sukses, në aspektin e përfshirjes së një entiteti prestigjioz ndërkombëtar, edhe Saranda nuk ka arsye për të mos qenë një sukses. Besoj se me këto katër aeroporte, Tiranën, Kukësin, Vlorën dhe Sarandën, ne hyjmë në një epokë të re, qoftë në aspektin e infrastrukturës, qoftë në një kanal të ri ekonomik që hapim, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe Kosovën”.

Më tej, ai foli edhe për infrastrukturën aeroportuale, duke u shprehur se së shpejti do të fillojë transferimin e portit të Durrësit, i cili do të jetë investimi më i madh privat në histori.

“Ky plani ynë, të s’postojmë portin ekzistues, i cili është një infrastrukturë e dalë kohe, me standarde mjedisore shumë të ulëta.

Faktikisht pengon hedhjen e një hapi në një epokë tjetër të Durrësit turistik. Shpresojmë të arrijmë një marrëveshje shtetërore për të sjellë aty një investim, i cili do të jetë investimi më i madh privat në histori, me një formulë bashkëpunimi me shtetin.

Ne do të fillojmë në javët në vijim procesin për spostimin, duke hedhur në një garë ndërkombëtare portin e ri të Durrësit, i cili do të zhvillohet në anën tjetër, aty ku është edhe plani për zonën e lirë ekonomike. Kemi shumë kërkesa. Po kështu do të bëjmë edhe me Vlorën,” deklaroi ndër të tjera kryeministri.

Lexo edhe :  “2500 euro dita”/ Eksperti i sigurisë: Vetëm në Tiranë janë 1500 eskorta

Kujtojmë se aktualisht, i vetmi aeroport funksional është ai i Rinasit.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV