Italia ka shënuar 15,199 raste të reja me Covid-19 dhe 127 viktima gjatë 24 orëve të fundit .
Kështu numri total i infeksioneve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 449 648, ndërsa ai i viktimave në 36 832.
Lajmi i mirë vjen vetëm nga të shëruarit, që ishin 2369. Rajoni më i goditur është padyshim Lombardia, që ka praktikisht dyfishuar të prekurit nga dita e djeshme, me 4126 pozitivë. Në atë rajon, ashtu si në Campanja, sot me 1760 raste në rajonin ku është kryeqendër Napoli, autoritetet shëndetësore deklarojnë se situata ka dal jashtë kontrollit” dhe aty priten tashmë masa edhe më shtrënguese.
Është domethënës fakti që në provincat dikur vatër të infeksionit në mars, ato të Bergamos, Breshës dhe Cremonës, infeksionet kanë qenë nga më të ulëtat, pothuajse sikur të kishin krijuar një imunitet grupi, siç pohoi vetë kryebashkiaku i Milanos, Sala.
Kujtojmë që ditën e djeshme në Itali u shënuan 10,874 raste të reja me dhe 89 viktima nga virusi i rrezikshëm.
Pa.Va/Fjala.al