Veliaj nderon me medaljen “Mirënjohja e Qytetit” Zhuliana Jorganxhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi me medaljen “Mirënjohja e Qytetit” poeten dhe autoren e teksteve të këngëve, Zhuliana Jorganxhi, në 75-vjetorin e saj të lindjes.

Në një pritje në Bashki, ku përveç artistes së mirënjohur, ishin të ftuar edhe emra të tjerë të artit si: Enver Shëngjergji, Alida Hisku, Justina Aliaj, Zhani Ciko, Robert Radoja, Shqipe Zani, Agim Krajka, Liljana Kondakci, Edith Mihali, Ilir Cumani, Sivana Brace, kryebashkiaku u shpreh i lumtur që, në 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, qyteti po nderon një nga personazhet më frymëzues të tij.

“Zhuliana Jorganxhi është kujtimi ndoshta më i pastër i fëmijërisë sime, i atyre këngëve, poezive, vjershave e vargjeve. Të falenderoj që na ke frymëzuar në një kohë shumë, shumë të vështirë, kur jo vetëm fjala duhet të përzgjidhej për të frymëzuar, por kur fjala duhej të përzgjidhej për të mos u censuruar, për të mbijetuar e për të dhënë kurajo në kohë të vështira, në kohë të tranzicionit. Jam shumë i lumtur që je rikthyer në Tiranë në këtë 100-vjetor dhe të nderojmë me këtë medalje si një nga figurat më frymëzuese të këtyre 100 viteve”, u shpreh Veliaj.

Edhe vetë artisja, mjaft e dashur sidomos për ata që janë rritur me këngët e saj, u shpreh tejet e vlerësuar dhe mirënjohëse për nderimin në përvjetorin e 75-të të lindjes. “Ju jam shumë mirënjohëse për nderin e madh që po më bëni.

Ju uroj shëndet dhe suksese gjithmonë e më të mëdha! Lulëzoftë arti dhe kultura, jo vetëm në Tiranë, po në gjithë Shqipërinë. Ju jam shumë, shumë mirënjohëse”, u shpreh Jorganxhi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama publikon pamjet, vijon puna për godinën e Teatrit të ri Kombëtar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga puna për ndërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në qendër të...

Postimi misterioz i Trumpit trazon rrjetin, një gabim, kod apo mesazh i fshehtë?

Postimi i çuditshëm me një fjalë i presidentit të SHBA-së, Donald Trump në rrjetet sociale ka ngatërruar shumë njerëz, me përdoruesit që spekulojnë kuptimin...

Mendova se nuk më interesonte arti i Rilindjes, por më pas u njoha me fuqinë e tij

Rhiannon Lucy Cosslett Ka një pikturë për të cilën mendoj shpesh. Madonna del Parto, një kryevepër e pikturuar nga Piero della Francesca rreth vitit 1460,...

Nokaut brutal/ Boksieri 20-vjeçar hedh në parket Dillian Whyte në raundin e parë

Moses Itauma ka dhuruar një spektakël të vërtetë në ring duke e mposhtur bindshëm Dillian Whyte. Dueli i zhvilluar të shtunën në ANB Arena të...

Nga Amerika në Kosovë, amaneti që lidhi kujtime, luftëra dhe jetë të humbura

Mimoza Dajçi  Në fund të muajit të kaluar udhëtova nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në Kosovë. Presidentja e Republikës së Kosovës Sh. S....

Lajme të tjera

Web TV