Vrau biznesmenin në Himarë, flet autori: Goro nuk mbajti fjalën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Vlorës ka zhvilluar seancën gjyqësore ndaj Kliti Lekës, 53 vjeçarit të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Niko Goro në Himarë mëngjesin e së shtunës së kaluar.

Ndërkohë, Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën “Arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.

53 vjeçari ishte i pranishëm në seancën gjyqësore, i qetë dhe shumë i ftohtë përballë togave të zeza. Kliti Leka akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Organi i akuzës është përfaqësuar nga prokuror Arjan Xhaferri, ndërsa seanca është drejtuar nga gjyqtar Arqile Basho. Vlen të theksohet se mbrojtja ndaj të akuzuarit është caktuar kryesisht nga ana e Gjykatës.

53 vjeçari i shoqëruar nga dy punonjës të Policisë, përmes xhamit të kafazit në sallën e gjyqit, herë pas here hidhte vështrime të ftohta ndaj gazetarëve.

Jam beqar, kam bërë 14 vjet shkollë, duke përfunduar deri në vitin e dytë universitet. Me profesion jam radiolog dhe pas vitit 1990 jam larguar nga Shqipëria, për t’u rikthyer sërish. Kam lindur në 19 qershor të vitit 1967, ndërsa nuk jam dënuar asnjëherë më parë. Kishim një marrëveshje noteriale me Niko Goron, për ndërtimin e një pallati në një truall rreth 2600 metra katror në Himarë.

Është rënë dakord ndërtimi i një pallati dhe unë do të përfitoja tri hyrje, si një nga trashëgimtarët e tokës. Niko nuk iu përmbajt kësaj marrëveshjeje. Ditën e ngjarjes, pas krimit jam larguar me një automjet të cilin e kisha marrë me qira. U fsheha në afërsi të zonës Livadh në Himarë dhe nuk kam bërë rezistencë ndaj forcave të Policisë,” tha Leka.

Lexo edhe :  Breshëria e kallashnikovit në Fushë Krujë, babai i Mond Vogës: E di kush e ka bërë

Shpesh mes Goros dhe Lekës ka pasur negociata dhe gjatë kësaj periudhe 53-vjeçari e ka ndjerë veten të mashtruar nga biznesmeni, e për pasojë ka shkuar drejt vendimit ekstrem./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zjarret në vend/ 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, digjen rreth 35.9 ha sipërfaqe

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i...

Kufizimi i vërtetë i opozitës

Nga Habjon Hasani Për disa që do lexojnë këto radhë disa aspekte do duken si teori konspirative apo si fantazira; por garantoj këdo që jam...

1994 – Sulmi me gaz sarin: paralajmërimi tragjik i terrorit të ardhshëm në Japoni

Më 27 qershor 1994, qyteti i qetë Matsumoto, në Japoninë qendrore, u trondit nga një akt makabër terrori, kur anëtarët e sektit apokaliptik Aum...

Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit “Farie Hoti”, anëtari i KAS,...

Elektorati gri u tregua shumë apatik më 11 maj…

Eduard Zaloshnja  Është shkruar e folur shumë deri më sot për votat që mori mazhoranca dhe opozita kryesore më 11 maj, por pak është analizuar...

Lajme të tjera

Web TV