100-vjetori i Bibliotekës Kombëtare/ Rama: U detyruam të jemi kopracë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e enjte në aktivitetin e 100-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare nga ku u shpreh se pandemia i detyroi që të jenë ‘kopracë’.

Për të kremtuar 100 vjetorin e Bibliotekës Kombëtare, kryeministria sjell për miqtë e librit një ekspozitë të librave të rrallë, të cilët dalin për herë të parë në sytë e publikut falë Qendrës për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.

Po ashtu, Rama foli edhe për projektin e godinës së Bibliotekës së re, i lënë përgjysëm, për të cilin tha se do të realizohet një ditë.

“Koha e keqe në të cilën ky 100 vjetor ndodh na detyron të jemi shumë kopracë në këtë kremtim në aspektin e hapësirave pjesëmarrjes projektimit të një kalendari ashtu siç do të duhet të ishte. Zgjedhja e bërë me këtë ekspozitë është një dëshmi e rrallë, faktike, e prekshme e një historie të gjatë që kalon shumë shekuj dhe mishërohet në libra, në tekste, objekte që janë ruajtur në thellësitë e organizmit të Bibliotekës Kombëtare.

Shpresoj shumë që miqtë e apasionuar të librit të mund ta vizitojnë, përjetojnë këtë emocion të veçantë. Do të kishte qenë vërtet shumë më bukur të kishim mundësi që këtë 100-vjetor ta kremtonim në godinën e re të Bibliotekës Kombëtare, por fatkeqësisht projekti i nisur me shumë dëshirë dhe i futur në procesin e formësimit të tij, mbase gaboj por edhe pse me maskë, duhet të jetë Persida ajo që shoh në krahun tim të djathtë, kemi punuar sistematikisht për ta futur në rrugë projektin që u desh të ndalej nga tërmeti, edhe sot pasi rrënojat e tërmetit duhen kthyer në shtëpi e apartamente. Pastaj i’u mbivendos edhe goditja e rëndë financiare e të gjithëve për shkak të covid. Megjithatë projekti e ka nisur rrugën e tij, kam besim se do të shkojë deri në fund, nuk e them dot se kur, por jo aq gjatë sa ka shkuar deri më sot”,– tha Rama.

Lexo edhe :  Protesta antiqeveritare në Serbi, studentët përplasen me policinë në Novi Sad

Kujtojmë se për këtë vit u anulua edhe Panairi i librit, një event që organizohej çdo vit, por këtë herë u kushtëzua nga pandemia.

 

Të fundit

Kosovë/ Mungesë kuorumi, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të hënën nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk...

Juventus e ndoqi gjithë merkaton, Kolo Muani firmos me klubin londinez

Randal Kolo Muani nuk do të jetë një futbollist i Juventusit, por do të vazhdojë karrierën e tij te Tottenham në kampionatin anglez të...

“Interi ka blerë 5 të rinj dhe asnjëri nuk është titullar”

Beppe Bergomi, ish-kapiteni i Interit dhe kampion bote me Italinë më 1982, analizoi humbjen e parë të zikaltërve këtë sezon: “Duhet t’i japim merita...

Telefonat do të bëhen edhe më të shtrenjtë vetëm brenda pak muajsh, ja pse

Këtë vit, TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company) rriti çmimet për prodhimin e çipave. Vitin tjetër, pritet që TSMC të rrisë më tej kostot me 5-10%...

Shkaktuan 16 milion lekë dëm, në pranga dy qytetarë

Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave prodhuan mobilje dhe më pas...

Lajme të tjera

Web TV