Himarë/ Gjendet i vdekur një berber, dy pistat e hetimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 43-vjeçar është gjetur i pajetë brenda ambientit të punës së tij ditën e djeshme në Himarë. Sipas informacioneve mësohet se ai punonte si berber dhe është identifikuar si Bujar Çela.

Në momentin që është gjetur i pajetë është lajmëruar policia. Sipas burimeve nga policia, është dashur ndërhyrja e bluve për të thyer xhamat e për të hyrë brenda saj.

Në momentin që policia ka hyrë brenda berberhanës, motori është gjetur i ndezur, ndërsa deri më tani nuk ka patur pretendime për vdekjen e tij, dhe ajo është raportuar si një vdekje aksidentale tek familja.

Por për vdekjen e tij janë dy pista. E para se: 43-vjeçari ka harruar motorin ndezur natën dhe ndotja i ka shkaktuar asfiksinë dhe vdekjen.

Ndërsa e dyta, se berberi është gjetur i vdekur në tualetin e dyqanit, dhe se mund të ketë rrëshqitur dhe të ketë gjetur vdekjen pas përplasjes së kokës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së 43-vjeçarit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV