DPPI-ja mbron dhe njeh produktet unike shqiptare në tregjet e huaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flet drejtoresha e DPPI-së: “659 aplikime për patenta, janë patenta të lëshuara nga Zyra Evropiane e Patentave, të cilat kërkojnë mbrojtje në Republikën e Shqipërisë”

Nga Fernada Cenko

Ledina Beqiraj (Agalliu), drejtoreshë e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) në një intervistë për gazetën “Fjala”, ka shpjeguar misonin e pronësisë industriale dhe mbrojtjen që i bëhet asaj.

Misioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale është të garantojë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale nëpërmjet regjistrimit të objekteve të PI-së. Nëpërmjet këtij institucioni synohet mbrojtja e produkteve unike shqiptare, si dhe të krijohen mundësi për njohjen e tyre në tregjet e huaja.

Cili është roli dhe misioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale?

Krijuar në vitin 1993, si një nevojë për krijimin dhe forcimin e sistemit të pronësisë industriale në Shqipëri, Zyra e Patentave dhe Markave, sot Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, është institucion publik jobuxhetor që regjistron, administron dhe promovon objektet e PI-së dhe funksionon si agjenci autonome nën mbikëqyrjen e ministrit përgjegjës për ekonominë, ku veprimtaria e saj përcaktohet dhe rregullohet me ligjin nr. 9947, dt. 07/07/2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar.

Misioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale është të garantojë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale nëpërmjet regjistrimit të objekteve të PI-së, (patenta për shpikjet, modelet e përdorimit, markat, dizenjot industriale, treguesit gjeografikë, emërtimet e origjinës dhe topografitë e produkteve gjysmëpërçues), administrimin e regjistrave të këtyre objekteve, si dhe promovimin e tyre, me qëllim nxitjen e regjistrimit të objekteve të PI-së, si dhe respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave që burojnë nga regjistrimi i tyre në Republikën e Shqipërisë.

Vizioni i DPPI-së në lidhje me sistemin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale është ndërtimi i një sistemi më të fortë të pronësisë industriale në Republikën e Shqipërisë, që siguron mbrojtje efektive të objekteve PI-së, inkurajon kreativitetin dhe inovacionin në shërbim të nxitjes së rritjes ekonomike dhe kulturore, si dhe zhvillimit shkencor në Republikën e Shqipërisë. Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, me mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ka ndërmarrë iniciativa për reformimin e sistemit të pronësisë industriale në vend.

Si ka ndryshuar struktura administrative e DPPI-së gjatë viteve?

Rritja e ndërgjegjësimit në bizneset vendase, rritja e interesit nga të huajt për tregun vendas, si dhe rritja e ndërgjegjësimit në publik, çoi në mëkëmbjen e përgjegjësisë së institucioneve të përfshira në sistemin e mbrojtjes së PI-së , si rrjedhojë u rritën shërbimet që DPPI-ja ofron në fushën e PI-së, gjë e cila rriti të ardhurat që DPPI-ja gjeneron, si dhe fuqizoi kapacitetet administrative të institucionit.

DPPI-ja aktualisht ka 39 të punësuar, nga një institucion me 15 punonjës që ishte në vitin 2014. Falë punës në skuadër, shërbimet e DPPI-së janë shtuar dhe cilësia e këtyre shërbimeve është e standardeve bashkëkohore në përputhje me praktikat e vendeve të zhvilluara të BE-së, për të fituar besimin e publikut në rritjen e nivelit të mbrojtjes së objekteve të PI-së, si në vendet e Bashkimit Evropian, ashtu siç është përcaktuar qartë në Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Si kanë qenë shifrat e aplikimeve për 6-mujorin e parë të vitit 2020 dhe si vijon të jetë trendi i tyre këtë 6-mujor?

Është shumë e rëndësishmë të theksohet se DPPI-ja për vitin 2020 ka pasur një numër të konsiderueshëm aplikimesh. Këto shifra theksojnë që ndërsa qëndrojmë mbi situatën e disa viteve më parë, ne duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë dhe të fuqizojmë rolin e PI-së në Shqipëri.

Gjatë periudhës janar-shtator 2020, janë shqyrtuar 9256 kërkesa dhe janë pranuar 3070 dokumente plotësuese. DPPI-ja ka hartuar dhe lëshuar në total 14048 akte administrative, nga të cilat 3262 janë regjistrime të objekteve të PI-së, dhe 4780 janë pasqyrime në regjistër të ndryshimeve në lidhje me këto objekte.

DPPI-ja në këtë periudhë ka përgatitur dhe publikuar në total 65 buletine për pronësinë industriale, konkretisht, 34 publikime të buletinit të markave tregtare, dizenjove industriale, treguesve gjeografikë dhe emërtimeve të origjinës, si dhe 31 publikime të buletinit të patentave për shpikje, si dhe të modeleve të përdorimit.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale janë paraqitur për regjistrim marke në total 798 aplikime. Nga Marrëveshja dhe Protokolli i Madridit janë depozituar 2193 aplikime ndërkombëtare. Numri i aplikimeve kombëtare për regjistrim marke nga subjektet shqiptare në periudhën raportuese arriti në 503 aplikime.

Si ka qenë trendi?

Nëse do t’i referohemi periudhës (2015 – 2020), trendi i aplikimeve kombëtare dhe ndërkombëtare ka qenë një trend rritës. E njëjta tendencë në rritje vihet re dhe gjatë një periudhe afatgjatë 10-vjeçare. Në numrin total të aplikimeve në % për periudhën janar – shtator 2020, aplikimet ndërkombëtare zënë 73%, aplikimet kombëtare nga aplikantë të huaj 10% dhe aplikimet vendase zënë 17%.

Gjatë periudhës janar – shtator 2020, DPPI-ja ka pritur 666 aplikime për patenta dhe 2 aplikime për model përdorimi. Nga këto aplikime, 7 aplikime janë aplikime kombëtare me aplikantë shtetas shqiptarë, dhe 659 aplikime për patenta, janë patenta të lëshuara nga Zyra Evropiane e Patentave, të cilat kërkojnë mbrojtje në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu, Republika e Shqipërisë është bërë pjesë e WIPO Global Brand & Design Database, me mbi 18 000 mijë regjistrime, database ku bëjnë pjesë shumica e shteteve anëtare të WIPO.

A ka rritje të numrit të bizneseve shqiptare, të cilat vijnë pranë DPPI-së të regjistrojnë markat dhe shpikjet ? Si janë trendet e subjekteve?

Për shkak të fushatave ndërgjegjësuese të ndërmarra gjatë vitit 2019 dhe fillimvitit 2020, është rritur ndjeshëm numri i subjekteve shqiptare të interesuara për regjistrimin e objekteve të PI-së.

Numrin më të madh e zënë aplikimet me shërbimet që i takojnë klasës 35, 43, 41, të cilat përfshijnë marketingun dhe reklamat, hotelerinë dhe akomodimin, si dhe edukimin.

Një rëndësi e veçantë po i kushtohet identifikimit dhe ndërgjegjësimit të prodhuesve të produkteve shqiptare, të cilat konsiderohen si tregues gjeografikë dhe emërtime origjine për t’u mbrojtur nëpërmjet regjistrimit.

Mbrojtja e këtyre produkteve unike shqiptare paraqet rëndësi të veçantë për vendin tonë, pasi regjistrimi kombëtar e, më tej, ai ndërkombëtar, ndikon në rritjen e vlerës, gjallërimin e zonave rurale, ruajtjen e biodiversitetit dhe ofron mundësinë e njohjes në tregjet e huaja.

Së fundi, baza ligjore në lidhje me TGJ/EO është ndryshuar dhe është hartuar një rregullore e re lidhur me to. Shqipëria, gjithashtu, ka aderuar në Marrëveshjen e Lisbonës, duke siguruar regjistrimin ndërkombëtar për TGj dhe EO.

DPPI-ja deri tani ka zhvilluar 16 takime me biznese në zona të ndryshme të Shqipërisë dhe ka një kalendar të ngjeshur takimesh edhe për pjesën e mbetur të vitit 2020.

Lexo edhe :  Bllokoi foltoren e Parlamentit, Spiropali përjashton Agron Shehajn nga seanca: Suksese!

Si ka ndikuar për Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale përfshirja në platformën on line të portalit unik qeveritar E-albania?

Fusha e pronësisë industriale gjatë viteve ka pësuar ndryshime rrënjësore, si nga ana e legjislacionit, ashtu edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve që ofron për qytetarët.

Sot pronësia industriale në Shqipëri është një nga fushat që po i kushtohet një rëndësi e veçantë në mbarë botën e zhvilluar, pasi konsiderohet si avantazh për ekonominë e një vendi, nxit hapjen e vendeve të reja të punës, ndikon në rritjen e GDP-së, si dhe zhvillimin ekonomik të vendit, por dhe luan rol kyç në ruajtjen e vlerave dhe traditave social-kulturore të një vendi të caktuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale që nga data 15 Korrik 2020 ofron 154 shërbime në portalin e- Albania, me anë të të cilave: shkurtohet koha e aplikimit deri në dalje të certifikatës, evitohet radha pranë sportelit të pritjes, ka efektshmëri më të lartë të pritjes së publikut, si dhe siguron një rritje tëtransparencës dhe saktësisë në radhën e paraqitjes së dokumentacionit. Për ne, është shumë e rëndësishme që aplikimi të jetë sa më i thjeshtë, elementar dhe lehtësisht i aksesueshëm për të interesuarit.

Një e mirë që vjen nga përfshirja e DPPI-së në shërbimet on line është rritja e transparencës në depozitimin e aplikimeve, pasi DPPI-ja ekzaminon bazuar në parimin “I pari në radhë, i pari në shërbim”.

Me anë të shërbimeve që tashmë ofrohen on line, të gjithë të interesuarit kanë lehtësi në aplikim dhe në pajisjen me certifikata. Një risi dhe element i shtuar edhe në ligjin për pronësinë industriale, është reduktimi deri në 50% i tarifës, nëse kërkesa për pajisjen me certifikatë realizohet në mënyrë elektronike.

Si është cilësia e shërbimit?

Përmirësimi i cilësisë së shërbimit vazhdon me strukturimin e ri dhe krijimin e Zyrës së Pritjes dhe Informimit. Kjo zyrë thjeshton procedurat për aplikantët dhe shpejton dhënien e informacionit nga një personel i kualifikuar. Krijimi i Zyrës së Pritjes, sipas strukturës së re të DPPI-së, ndikon edhe në shkurtimin e afateve të ekzaminimit të patentave, si dhe do të thjeshtojë dhe një sërë shërbimesh që më parë kryheshin në zyrën e patentave si hetime, ekstrakte apo inspektime dosjesh. Këto veprime thjeshtojnë dhe shkurtojnë kohën e marrjes së shërbimit nga qytetarët, bizneset apo palët e interesuara.

6-mujori i dytë shënon edhe fillimin e hartimit të Strategjisë Kombëtare 2021-2025, si vijon procesi i punës dhe sa është DPPI-ja e angazhuar në implementimin e kësaj strategjie?

Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale është një dokument shumë i rëndësishëm në fushën e pronësisë industriale.

Një angazhim ndërinstitucional që DPPI-ja ka ndërmarrë, i cili është parashikuar në Planin Kombëtar të Integrimit Evropian 2020 – 2022, është hartimi i Strategjisë së re Kombëtare për Pronësinë Intelektuale (2021 – 2025), duke përfshirë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, pjesë e sistemit të pronësisë industriale në Republikën e Shqipërisë.

Ka vijuar puna me Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) për draftimin e këtij dokumenti, si dhe janë zhvilluar intervistat on line me të gjitha institucionet shtetërore të përfshira dhe grupet e ndryshme të interesit. Gjithashtu, ka dalë urdhri i kryeministrit nr. 118 datë 23.09.2020, për krijimin e grupit ndërinstitucional, i cili do të merret me draftimin e këtij dokumenti strategjik, i cili pritet të miratohet në 3-mujorin e dytë të 2021-shit.

Aktualisht kjo është strategjia e 3-të kombëtare në fushën e pronësisë intelektuale.

Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale 2021 – 2025 ka dy institucione përgjegjëse: Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale; e cila luan rolin e sekretariatit teknik dhe Ministria e Kulturës/ DDA.

Aktualisht për shkak të pandemisë takimet me institucionet e përfshira në Strategjinë e re Kombëtare, por dhe me grupet e interesit po zhvillohen intensivisht online me qëllim indentifikimin e problematikave, sfidave, prioriteteve dhe vlerësimin e nevojave institucionale.

Pjesë e Strategjisë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale janë gjithashtu dhe institucione të tjera si: Drejtoria e Policisë së Shtetit; Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, i cili është përgjegjës për vendosjen e masave administrative, në rast konstatimi të shkeljes së të drejtave të PI-së. Duhet përmendur se sistemi i drejtësisë mbetet një hallkë e rëndësishme dhe kyçe në zbatimin e këtyre të drejtave.

Strategjia e re pritet të miratohet në 6-mujorin e parë të vitit 2021.

Cili është raporti me zyrat homologe në po të njëjtën fushë? A ka bashkëpunime ndërkombëtare me zyrat e BE-së apo me gjerë? A është vendi ynë shtet anëtar në organizatat ndërkombëtare në këtë fushë?

Një angazhim kryesor i Drejtorisë të Përgjithshme të Pronësisë Industriale, por dhe një detyrim që buron nga Strategjia Kombëtare e PT 2016 – 2020, ka qenë në bashkëpunim me zyrat e pronësisë industriale të vendeve të tjera të Evropës dhe jashtë saj. Bashkëpunimet me këto zyra kanë sjellë jo vetëm rritje të cilësisë së punës, por tashmë po punohet intensivisht në mënyrë që bizneseve dhe grupeve të ndryshme të interesit t’u ofrohen mundësi të reja, në fushën e pronësisë industriale.

Shqipëria është anëtare e shumë marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e pronësisë industriale. DPPI-ja e përfaqëson Shqipërinë në Organizatën Evropiane të Patentave (EPO), në Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale dhe ka filluar procedurat për anëtarësim në Zyrën e Pronësisë Intelektuale të Pronësisë Industriale (EUIPO).

DPPI-ja ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shumë zyra ndërkombëtare si: Zyrën Shtetërore të Pronësisë Intelektuale të Republikës Popullore të Kinës, Institutin Turk të Patentave, Zyrën e Patentave dhe Markave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Hungarisë, Polonisë, Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Me Zyrën Austriake të Patentave marrëveshja u nënshkrua gjatë vitit 2019. Gjithashtu, është në proces nënshkrimi marëveshja e bashkëpunimit me Zyrën Finlandeze dhe atë Çeke në fushën e pronësisë industriale. Këto marrëveshje pritet të nënshkruhen on line, pasi për shkak të pandemisë nuk mund të ketë shkëmbime vizitash në zyrat respektive.

Gjithashtu, DPPI-ja ka marrëveshje bashkëpunimi dhe me zyrat e rajonit, konkretisht me Zyrën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Kosovës, ku ka pasur dhe shkëmbime vizitash, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e pronësisë industriale.

Gjithashtu, është nënshkruar Marrëveshja e Punës me Organizatën Evropiane të Patentave. Avantazhi kryesor i marrëveshjes do të jetë reduktimi i tarifës së raportit të kërkimit, të hartuar nga ZEP për aplikantët shqiptarë në rastet kur kanë depozituar në DPPI për çdo:

  • Aplikim ndërkombëtar për patentë për shpikje, bazuar në marrëveshjen në fushën e patentave,
  • Aplikim kombëtar për patentë të depozituar në DPPI.

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Kostoja e patentës rritet/ Shoferët do të paguajnë deri në 150 euro për rinovim

Miliona shoferë në Greqi do të përballen me një realitet të ri. Kushdo që ka marrë kartën plastike të...

Spiropali uron shqiptarët për Krishtlindje: Dashuria, forca më e madhe njerëzore

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali ka uruar të gjithë shqiptarët për Krishtlindje. Spiropali shprehet se Krishti na tregon se as fuqia dhe as...

Si mund të infektojë njerëzit gripi i shpendëve

Ka pasur 61 raste të konfirmuara të gripit të shpendëve në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë një burrë 65-vjeçar nga Luiziana, i cili është...

Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hamasit

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka pranuar për herë të parë se Izraeli vrau liderin politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran në korrik. Israel...

“American Airlines” detyrohet të ndalojë të gjitha fluturimet në prag të Krishtlindjes

American Airlines u detyrua të ndalonte të gjitha fluturimet në SHBA në prag të Krishtlindjeve për shkak të një problemi teknik të paspecifikuar. Linja ajrore...

Lajme të tjera

Web TV