Një 31 vjeçar u arrestua duke qarkulluar me armë zjarri në qytet, me precedent të mëparshëm penal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër jetës e lirisë së personit.
Policia pas informacionit të siguruar se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në qytet, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin në lagjen nr. 7, të shtetasit K. M., 31 vjeç, banues në Korçë, i cili lëvizte me mjetin tip “BMW X5”.
Gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në mjetin e këtij tw riut iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Beretta”, me 5 fishekë të cilët ishin vendosur 1 në folenë e armës dhe 4 të tjerë në krehrin e pistoletës, të cilat i posedonte pa leje.
Policia bëri arrestimin në flagrancë të 31-vjeçarit (i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”).
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë./Bl.Ba/Fjala.al
https://www.facebook.com/watch/?v=1231529273869187