“Nuk është një lojë”/ Drejtori i OBSH paralajmëron: Muajt e ardhshëm do të jenë kritikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka paralajmëruar se muajt ​​e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë në përballjen me pandeminë.

Hemisfera veriore po përballet me një moment kritik për shkak të pandemisë COVID-19. Alarmi është dhënë nga drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Muajt ​​e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë dhe shumë vende janë në një rrugë të rrezikshme,” shtoi ai gjatë konferencës së zakonshme, duke shpjeguar se rritja e rasteve të regjistruara tashmë po çon në “spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv pothuajse në kufij ose përtej kapacitetit të tyre, dhe ne jemi ende në tetor”.

Ai u bëri thirrje liderëve të vendeve që të marrin masa për të parandaluar vdekjet dhe për të kufizuar përhapjen e virusit. Përmirësimi i testimit, gjurmimi i kontakteve të të infektuarve dhe izolimi i atyre që rrezikojnë përhapjen e virusit do t’u mundësonte vendeve të shmangin bllokimet e detyrueshme, shkruajne mediat e huaja.

“Ne i nxisim udhëheqësit të ndërmarrin veprime të menjëhershme, për të parandaluar vdekjet e mëtejshme të panevojshme, shërbimet thelbësore shëndetësore dhe mbylljen e shkollave përsëri. Siç e thashë në shkurt, po e përsëris edhe sot: Kjo nuk është një lojë.”, shkruan ai.

Ditët e fundit në Europë po shënohet një bilanc negativ nga pandemia në vende të tilla si Franca, Gjermania, Spanja, Italia, Greqia etj.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Kategoritë e komentuesve në rrjetet sociale dhe ç’duhet të bëjmë me ta

Nga ROLAND QAFOKU Të gjithë ata që përdorin rrjetet sociale duke postuar statuse, apo bëjnë komente gjithëfarësojsh, unë i ndaj...

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, reagon familja e Martin Canit

Pas vrasjes së një tjetër 14-vjeçari dy ditë më parë në Maliq ka reaguar familja e Martyin Canit, 14-vjeçari i cili u vra me...

“Prometeja e Kuvendit si urë lidhëse mes Ekzekutivit dhe Legjislativit”

Nga Klevis Bakillari Elisa Spiropali, një emër që përdoret shpesh si sinjal lëvizjeje dhe transformimi në politikën shqiptare, u emërua si Kryetare e Kuvendit të...

17 gusht 1999 – Tërmeti i Izmit, nata kur Turqia u drodh

Në orët e para të mëngjesit të 17 gushtit 1999, në orën 3:02 pas mesnate, qetësinë e natës turke e përshkoi një britmë e...

Sondazhi me turistët, cilat janë pjatat dhe pijet e tyre të preferuara në Shqipëri

Kuzhina shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim nga turistët e huaj, duke u kthyer në një përvojë kyçe për ta të udhëtimit...

Lajme të tjera

Web TV