Profil/Kush është drejtoresha e BKH-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aida Hajnaj, 51 vjeç e ka nisur karrierën e saj rreth tri dekada më parë. Përveç CV-së me një karrierë të gjatë si efektiv policie, Hajnaj u përzgjodh si drejtuese e BKH-së edhe për shkak të formimit të saj si juriste, profil i cili mund të sjellë lehtësira dhe partneritet të ndërsjellë mes dy institucioneve të reja të drejtësisë, SPAK-ut dhe BKH-së.

Drejtoresha e parë e “FBI-së shqiptare”, është lindur dhe rritur në Pogradec. Ajo është diplomuar si juriste në të drejtën civile me rezultate të larta. Karriera e saj nisi si hetuese në hetuesinë e Fierit, detyrë të cilën e ka ushtruar nga viti 1991 deri në vitin 1992. Ndërsa deri në janar të vitit të mbrapshtë ‘97 ajo shërbeu si oficere e policisë gjyqësore në komisariatin e Fierit.

Gjatë këtyre viteve Hajnaj ka bashkëpunuar me prokurorinë për hetimin e disa ngjarjeve në qarkun e Fierit. Më tej ish-zv.drejtoresha e Policisë së Shtetit nga viti 1998 deri në 2004 punoi si juriste pranë Këshillit të Ministrave dhe pranë departamentit juridik të Ministrisë së Brendshme. Gjatë kësaj periudhe ajo shërbeu edhe si lektore në Fakultetin e Drejtësisë.

Më pas 51-vjeçarja u ngrit në detyrë, duke drejtuar disa sektorë të rëndësishëm në Policinë e Shtetit. Nga viti 2004 deri në vitin 2013, Hajnaj ka punuar në përpunimin e të dhënave në drejtorinë e mbrojtjes së dëshmitarëve. Në atë kohë shumë dëshmitarë të drejtësisë, si ata kundër bandës së Aldo Bares dhe kundër Lulzim Berishës, së bashku me të afërmit e tyre, u mbrojtën nga kjo drejtori.

Nga viti 2013 deri në vitin 2017, 51-vjeçarja, e cila për 5 vitet e ardhshme do të drejtojë Byronë Kombëtare të Hetimit, u emërua në detyrën e shefes së sektorit të hetimit për pastrimin e parave. Më pas ajo u bë drejtoreshë e departamentit të kufirit dhe migracionit.

Në janar të vitit 2019, Aida Hajnaj u emërua zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme e Policisë së Shtetit, detyrë të cilën e mbajti deri kur u zgjodh drejtuese e BKH-së. Për sa i përket fushës akademike, Hajnaj ishte mes hartuesve që përpiluan korpusin ligjor dhe mekanizmat për mbrojtjen e dëshmitarëve të drejtësisë.

Më 30 korrik, pas tetë muaj verifikimesh, Aida Hajnaj u emërua unanimisht nga KLP-ja si drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Për Hajnajn, anëtarët e KLP-së votuan me 9 vota pro. Ajo u propozua nga SPAK-u, pasi 3 rivalët e saj ishin skualifikuar.

Në garën për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj ishte e vetmja femër. Nga verifikimet e SPAK-ut, ajo doli e pastër në të tria kriteret, dhe për 5 vitet e ardhshme ajo do të jetë njeriu që do të luftojë korrupsionin e niveleve të larta dhe njerëzit më të fuqishëm të botës së krimit.

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Ukraina ka riatdhesuar 1200 trupa të vrarë në luftën me Rusinë

Ukraina ka bërë të ditur se ka riatdhesuar trupat e 1,200 ushtarëve të saj të rënë në luftën e shkaktuar nga pushtimi në shkallë...

Lajme të tjera

Web TV