Protesta masive kundër ashpërsimit të abortit në Poloni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia në Varshavë arrestoi 15 persona në protestat që shpërthyen të enjten mbrëma, pas një vendimi të gjykatës për ashpërsimin e rregullave kundër abortit.

Qindra demonstrues u mblodhën para zyrave të Partisë në pushtet për Ligj dhe Drejtësi, ndërsa policia përdori gazin lotsjellës për t’i shpërndarë.

Tribunali Kushtetues i Polonisë konstatoi se abortet në rastet e defekteve fetale janë anti-kushtetuese.

Ligjet e abortit në Poloni janë ndër më të rreptat në Evropë, por vendimi i fundit do të thotë ndalim pothuajse total i abortit.

Me hyrjen e këtij vendimi në fuqi, abortet do të lejohen vetëm në rastet e përdhunimit ose incestit, ose nëse shëndeti i nënës është në rrezik.

Sfida ligjore kundër masës së vitit 1993, që lejonte abortin edhe në rastet e defekteve fetale, është iniciuar vitin e kaluar nga deputetët e Partisë për Ligj dhe Drejtësi.

Shumica e gjyqtarëve të gjykatës janë emëruar nga e njëjta parti.

Grupet e të drejtave të njeriut i kërkuan Qeverisë polake që të mos i rrisë kufizimet.

“Heqja e bazës për pothuajse të gjitha abortet ligjore në Poloni shkel të drejtat e njeriut”, tha komisionarja për të drejta të njeriut e Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviç.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV