Sudani pranon njohjen e Izraelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sudani është vendi arab i radhës që do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, ka njoftuar sot presidenti i Amerikës Donald Trump.

Kjo erdhi pasi Amerika hoqi Sudanin nga lista e vendeve të etiketuara si sposnsor të terroristëve.

Kjo i hap rrugën e ndihmës ekonomike dhe investimeve të Amerikës në Sudan.

Trump teksa e lajmëroi këtë shtoi se ‘të paktën edhe pesë shtete të tjera arabe’ do të bëjnë marrëveshje paqeje me Izraelin.

Kjo lëvizje vjen disa javë pasi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini bënë të njëjtën gjë.

Të dy këto shtete e njohën Izrealin 26 vite më pas se vendi i fundit arab që e bëri një gjë të tillë.

Në vitin 1994 Jordania e ndërmori një hap të tillë, ndërsa më herët të njëjtën gjë kishte bërë edhe Egjipti më 1979.

Mauritania, një anëtare e Lidhjes Arabe Afrikane, njohu Izraelin në vitin 2009 por ndërpreu lidhjet 10 vjet më vonë.

Numri në rritje i vendeve arabe që zyrtarizojnë marrëdhëniet me Izraelin është dënuar nga palestinezët, të cilët e shohin atë si një tradhti ndaj kauzës së tyre.

Historikisht, vendet arabe kanë kushtëzuar bisedimet e paqes me Izraelin për shkak të okupimeve të terretireve dhe luftës së vitit 1967 nga e cila u krijua shteti palestinez me Jeruzalemin si kryeqytet./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV