Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nënshkruan të premten marrëveshjen me SHBA-në mbi ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit 5G dhe sigurisë së të dhënave të qytetarëve.
Midis palëve do të nisin gjithashtu një sërë bisedimesh mbi të drejtat e njeriut, sigurinë dhe ndikimin kinez në vend.
Nisma e quajtur ‘’Rrjeti i pastër’’ synon të eleminojë kërcënimet mbi të dhënat private të përdoruesve.
Kjo sipas SHBA-së do të thotë ndalimin e veprimit në treg të kompanive kineze të telekomunikacionit, në veçanti Huawei, i cili konsiderohet si shitës jo i besueshëm.
Krerët e shteteve u shprehen pozitivisht për koalicionin dhe për sigurinë që rrjeti 5G do të ketë.
Përfaqësuesi i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell dhe Sekretari i Shtetit të SHBA, Mike Pompeo përshëndetën fillimin e këtij dialogu si një forum i dedikuar për ekspertët dhe çështjet e gjëra që lidhen me Kinën, si të drejtat e njeriut, siguria dhe multilaterlaizmi.
Një takim i dytë mes palëve do të mbahet në mes të nëntorit./Re.D/Fjala.al