“Shqiptarët janë si afrikanët”/ Rrëfehet Egbo: Pilafi me tasqebapin më pëlqejnë shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo ka deklaruar se shqiptarët janë zemërgjerë si afrikanët duke shtuar se i pëlqejnë shumë gatimet shqiptare.

Në një intervistë për News24, Egbo ka folur për jetën e tij, jashtë fushës së futbollit.

“Kam gjithë jetën që merrem me futbolli dhe do ishte mirë të ndryshonim njëherë temën. Unë kam qenë në Egjipt, kam ikur nga Nigeria në 1998 dhe qëndrova në Egjipt deri në 2001. Kam 20 vite këtu. Nëse nuk do isha pritur mirë, nuk do isha në Shqipëri tani. Shqiptarët janë zemërgjerë, si në Afrikë. Ka njerëz të varfër dhe të pasur. Është një jetesë miks, kështu që ka më shumë njerëz të mirë sesa të këqij. Si sportist, nuk na lejohet të hamë byrek. Tasqebapi me pilafin më pëlqen shumë, fasulet po ashtu, janë gjëra që i kam konsumuar edhe në Nigeri. Kam dy motra në Nigeri, një vëlla në Gjermani, prindërit nuk jetojnë më. Unë shkoj kur kam kohë, njëherë në vit ose dy herë. Kultura shqiptare është si ajo nigeriane.”

Trajneri i Tiranës ka zbuluar se në Shqipëri ka bërë edhe dasmën duke miksuar 3 kultura të ndryshme.

Në Shqipëri kam bërë edhe dasmën time. Në dasmë kishim 3 kultura të ndryshme. Ishte një dasmë shumë e mirë.  Me bashkëshorten jam takuar në kishë në fillim, pasi jam besimtar dhe shkoj shpesh. Filipinezët dhe nigerianët janë katolikë, ajo e frekuenton kishën dhe aty jemi njohur. Për fëmijën po presim ende, është Zoti që e jep fëmijën. Nuk kam shumë kohë në dispozicion, për të bërë shumë gjëra. Jam i angazhuar shumë me stërvitjen. Çdo ditë bëj programin për skuadrën, kur kam kohë të lirë, dal për kafe me miqtë e mi. Një trajner duhet të ketë preferenca për të gjithë lojtarët që ka në ekip, nuk është një lojtar që ta fiton ndeshjen, por grupi.”, u shpreh Egbo.

Lexo edhe :  Asllani drejt largimit nga Interi? Pengesë mbetet çmimi

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV