Nga e hëna, më 26 tetor do të nis devijimi i trafikut te ish- Sheshi Shqiponja, për shkak të punimeve që po kryhen për ‘Unazën e Madhe’.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ditën e sotme ka publikuar foto se si do të bëhet devijimi i trafikut.
Për qytetarët që do të dalin nga Tirana, do duhet të devijojnë nga rruga për nga spitali Ushtarak, e ndërsa për ato që vijnë drejt kryeqytetit do duhet të përshkojnë rrugën nga “Astiri”.
Kjo situatë do të zgjasë për katër muaj, që përkon edhe me përfundimin e punimeve, e për këtë arsye kreu i ARRSH, Ergys Verdho ka kërkuar durim nga qytetarët./Bl.Ba/Fjala.al