Radhë e gjatë makinash në drejtim të Kosovës, fluks në Morinë

Qindra automjete po udhëtojnë drejt Kosovës në pikën kufitare të Morinës.

Një pjesë e tyre janë qytetare të Kosovës që kanë kaluar fundjavën në Shqipëri ndërsa pjesa tjetër janë qytetarë nga Shqipëria që udhëtojnë në qytete të ndryshme të Kosovës.

Policia kufitare e Kosovës po punon me kapacitet të plotë në tetë sportele por fluksi i mjeteve është shumë i lartë.

Kujtojmë se shqiptarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë së Veriut janë ata që shpëtuan turizmin në Shqipëri këtë vit, sepse turistët e huaj nuk erdhën në vendin tonë për shkak të koronavirusit Covid-19 që preku të gjithë globin.

Që prej kësaj vere, qytetarët e Kosovës zgjedhin Shqipërinë për të kaluar fundjavën.

la.mi/Fjala.al