Akuza e rëndë e Berishës: Shefi i CIA-s George Tenet, një gënjeshtar i lindur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha hedh një akuzë të rëndë për shefin e CIA-s George Tenet i cili mbajti detyrën e lartë gjatë viteve 1996-2004. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Berisha, lidhur me ngjarjet e vitit 1997, tha se Tenet ishte një gënjeshtar. Duhet të kujtojmë se George Tenet është një shqiptar nga Qeparoi nga i ati me mbiemrin Koka dhe nga Himara nga e ëma me mbiemrin Kacelano.

Prindërit e tij emigruan në SHBA dhe pasi ndërruan mbiemrin u quajtën Tenet dhe u bënë pjesë e komunitetit grek për arsye fetare. Edhe karriera e Gorge Tenet ka qenë e lidhur me komunitetin grek në SHBA si një nga lobet më të fuqishme. Por në fakt asi asnjëherë nuk pranoi dhe pohoi se është me orgjinë shqiptare.

Në librin e tij “In the center of the storm” Tenet e ka kaluar vetëm një fjali të çuditshme prejardhjen tij: Unë jam grek që vi nga Jugu i Shqipërisë. Por emri i Tenet ka qenë I lidhur dhe diktuar disa herë me ngjarjet edhe trazirave  vitit 1997 në Shqipëri. Ndonëse nuk dha shumë fakte Berisha deklaroi gjatë emisionit se Tenet ishte gënjeshtar.

Marrëdhëniet e mia me George Tenet janë të njohura. George Tenet në mos gaboj në 1997 u bë drejtor i Agjencisë Qendrore të Zbulimit. Dhe padiskutim që marrëdhëniet e mia kanë qenë jo miqësore. Ai ishte një gënjeshtar kongenital që gënjeu dhe presidentin Bush për armët e Sadam Husseinit.

-Jeni duke thënë se shefi i CIA-s George Tenet ishte gënjeshtar?

-Gënjeshtar kongenital, jo gënjeshtar. I lindur. Ai është njeriu i cili i tha George Bush se Sadam Husseini ka armë të shfarosjes në masë. Dhe presidenti Bush ka pranuar si gabim të jetës së tij atë akt që e bazoi te ky njeri.

-Po për Shqipërinë çfarë gënjeu?

-Mbase duke ditur marrëdhëniet që kisha me të. Sepse ju e dini, Tenet është nga Qeparo, një familje shumë  e mirë. Problemi it ij është se ai është ushqyer, edukuar në shkollat e ekstremizmit grek kështu që ai kishte një pikëpamje të veçantë për Shqipërinë, për minoritetin. Ndaj dhe në këtë aspekt unë nuk kam të dhëna, por këta e shfrytëzonin këtë. Unë nuk e kam takuar kurrë atë. E kam takuar një herë në zyrën e John Deutch kur ky i fundit ishte drejtor i CIA-s dhe aty më thotë “A e ke për gjë se kam thirrur këtu zëvendësin tim” George Tenet. I them nëse nuk e ke për gjë  të jesh me dy shqiptarë, unë nuk e kam aspak.  Tenetit nuk i erdhi mirë por unë ja thashë me qëllim. Familja Koka është një familje puro shqiptare, patriote.

-Në librin e tij me kujtime, George Tenet shkruan vetëm kaq për Shqipërinë: Une jam grek, por vij nga një vend që ndodhet në Jug të Shqipërisë. As e përmend fare që është Koka nga i ati dhe Kacelano nga e ëma.

-Shumë shqiptarë, jo vetëm familja Koka por edhe shqiptarë të tjerë, kryesisht ortodoksë kur kanë emigruar në SHBA kanë gjetur përkrahje të madhe nga kisha greke e cila ka një infrastrukturë të gjerë sociale për të mbështetur emigrantë të ndryshëm dhe në një farë mënyre nuk është vetëm Tenet por shumë shqiptarë janë greqizuar gjatë kohës që kanë qëndruar në Athinë. Ky është takimi i parë dhe i fundit që kam pasur me të.

https://www.youtube.com/channel/UCIZljxye3AxgcLe-HMLHQyQ/videos

Lexo edhe :  Ku do të ketë votim elektronik në Tiranë?/ Zbardhet kërkesa e PD në KQZ, ja çfarë pritet


la.mi; ke.ba/Fjala.al

Të fundit

Zgjatja e afatit për regjistrimin e diasporës, Komisioni Rregullator rrëzon kërkesën

Komisioni Rregullator rrëzon me shumicë votash kërkesën për zgjatjen e afatit për regjistrimin e diasporës. Dy anëtarët e propozuar nga...

Prapaskenat për të nxjerrë nga burgu Metën! Sali Berisha e fut në lista të sigurta

Sali Berisha dhe Ilir Meta do ta vazhdojnë aleancën e tyre më 11 maj, kur në listat e koalicionit mes 4 deputetëve të konsideruar...

“Trimi jem…”/ I vëllai iu gjet pa shenja jete! Unikkatil i kushton dedikimin e ndjerë

Reperi Unikatil, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka kushtuar dedikim të ndjerë të vëllait, që ndërroi jetë disa ditë më parë në...

Personi që grisi fletët e Kuranit në Prizren ka të shkuar kriminale

Sot, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për grisjen e Kuranit në Prizren. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga zëdhënësi i Policisë,...

A e dinit se konsumimi i kivit ndikon në humorin tuaj?

Konsumimi i kivit mund të përmirësojë humorin brenda 4 ditëve. Fruti i gjelbër ka përmbajtje të lartë të vitaminës C, që luan një rol kyç në...

Lajme të tjera

Web TV