Për herë të parë Sali Berisha parashikon se çfarë lloj kryeministri do jetë Luzlim Basha. Nëse PD do vijë në pushtet më 25 prill 2021. Gjatë emisionit “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” Berisha tha se:
-Zoti Berisha, çfarë kryeministri do jetë zoti Basha?
-Për mua ai ka qenë një bashkëpunëtor i shkëlqyer në detyrat që ka pasur si ministër i Jashtëm, ministër i Punëve Publike, dhe ka përmbushur me shumë përgjegjësi misionet e tij. Ai ishte një kryetar bashkie që shënoi një kthesë të madhe në Bashkinë e Tiranës.
Nëse i hedhim një sy zhvillimeve, përveç kullave me valixhe me euro të Erion Veliajt, çdo projekt tjetër është i nisur në ato katër vite nga Lulzim Basha. Në vlerësimin tim vizioni i tij është një vizion i mirëfilltë europian dhe ai vizion që iu duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve.
la.mi; ke.ba/Fjala.al