Berisha: Jam i kënaqur me bilancin si president dhe si kryeministër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 30 vjet karrierë politike Berisha ndjehet shumë i kënaqur me bilancin e tij. Një nga nismëtarët de rrëzimit të sistemit komunist, një nga themeluesit e partisë së parë opozitare  Parisë Demokratike dhe kryetar i saj për 20 vjet, president i 5-të i shtetit shqiptar, kryeministër i 32 -të i shteti shqiptar ai padyshim që është politikani që e ka dominuar këtë periudhë.

Gjatë emisionit “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” Berisha përmendi si gurë kilometrikë, përmbysjen e komunizmit, vendosjen e një shteti demokratik, me qeverisjen e ashpër të PDA, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, liberalizmin e vizave me BE-në, vizita e presidentit George Bush në Tiranë në të cilin shpalli pavarësinë e Kosovës si dhe ndërtimin  rrjetit rrugor.

-Të pëlqen ky termi Berisha i Parë, Berisha i Dytë?

– I bie me qenë i tretë ose i katërt ky, por nuk i përdor unë këto. Unë mendoj se vitet e mia në opozitë 1997-2005 i dhanë Shqipërisë një opozitarizëm të merituar. Vitet në qeveri besoj se janë vite të cilat Shqipëria jo pse e vlerësoj unë, por me treguesin e ecurisë në rrugën e zhvillimit. Një vend që në vitin 1992 kishte 204 dollarë të ardhura për frymë, në vitin 2008 kaloi në grupin e vendeve me të ardhura të mesme- të larta. Për mua kjo është arritja më historike. Por korrespondon që nga viti 2007 deri në vitin 2014 nëse marrim në analië treguesit më  të vështirë por edhe më të fortë dhe më të qëndrueshëm, treguesin demografik, vitet 2007-2014 ishin vite në të cilat popullsia shqiptare u rrit.

 Kjo përbën për mua një kënaqësi të veçantë. Ishin vitet në të cilat Shqipëria u anëtarësua në NATO, ishin vite në të cilët Shqipëria bëri hapa të sigurtë njëri pas tjetrit  në marrëveshje të stabilizim-asocimit, me heqjen e vizave, me pranimin e pyetësorit, me pranimin e kërkesës për anëtarësim në BE në mënyrë të pandalshme gjersa e bllokoi Edi Rama procesin e statusit kandidat. Ishin vitet e njërit prej projekteve më gjigante në historinë e Europës dhe njërit prej projekteve stretegjike më të rëndësishme në historinë e Europës, TAP-it, në të cilën Shqipëria ka luajtur një rol absolutisht ndër më kryesorët pas Azerbajxhanit. Shqiptarët dhe çdo njeri duhet ta dijë TAP-i është TAP sepse kalon nëpër Shqipëri. Vetëm sepse kalon në Shqipëri ai është TAP. Nëse s’do kalonte në Shqipëri ai nuk do mund të ishte kurrë ky që është.


la.mi; ke.ba/Fjala.al

Të fundit

Shëngjin/ Nëna kishte humbur të birin, gjendet pas një orë kërkimesh

Një fëmijë 8-vjeçar nga Kosova, që ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, u gjet pas rreth një...

Kapet me 11 kg kokainë dhe pistoletë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Itali

Policia e Bolonjës ka arrestuar një shtetas shqiptar 34 vjeç, i cili u kap me mbi 11 kilogramë kokainë dhe një armë zjarri. Shqiptari ishte...

Gjermani, 5 vjet burg për biznesmenin serb

Një sipërmarrës ndërtimi nga Berlini me origjinë nga Serbia u dënua me pesë vjet heqje lirie për evazion fiskal me vlerë miliona dollarë. Në...

Drejtori sportiv i Interit i bën “dalje” Asllanit: “Kush duhet të largohet tashmë e di”

Në media flitej prej kohësh, që Inter kishte nxjerr në shitje Asllanin, por tashmë vjen dhe konfirmimi zyrtar nga vetë drejtori zikaltër, Piero Ausilio....

“8 vite e martuar, nuk lindim dot fëmijë. Burri refuzon të bëjë analizat”

Një grua nga Elbasani ka dërguar një mesazh në redaksinë tonë, duke u përpjekur të marrë një mendim për shqetësimin e saj familjar. Nuk...

Lajme të tjera

Web TV