“Deti”/ Dendias flet për vizitën në Shqipëri: Apel dypalësh në Hagë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Referuar vizitës së tij në Shqipëri ditët e fundit, ministri i Jashtëm i Greqisë ka folur për gazetën greke “Real News”.

Teksa është pyetur nga gazetari Jorgo Siadhima nëse ka mundësi që Shqipëria të pengojë apelimin e çështjes së detit në gjykatat ndërkombëtare, Dendias ka theksuar se si në marrëveshjet me Italinë dhe Egjiptin, po ashtu edhe në rastin e Shqipërisë, Greqia provon me vepra se mundet të zgjidhë problemet me busull të Drejtën Ndërkombëtare, dialogun konstruktiv dhe parimin e zgjidhjeve paqësore të divergjencave.

Ne njohim mënyrën e ndërtimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërqeveritare dhe të njëjtën metodë ndjekim edhe në rastin e Shqipërisë, vend që punon drejt anëtarësimit në familjen europiane.

Me palën shqiptare kemi rënë dakord të punojmë së bashku për të transmetuar çështjen e demarkacionit detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, pas përfundimit të procesit të shtrirjes së ujërave territoriale të të dy vendeve në 12 milje detare, sipas të Drejtës Ndërkombëtare Detare”.

Dendias arsyeton se që nga momenti kur ekziston vullneti pozitiv, procedura nuk do të përbëjë problem. “Në fund të fundit, zgjidhja e kësaj çështje të mbetur do të jetë e dobishme për të dy vendet.

Kështu, ekzistojnë të gjitha arsyet për të ruajtur klimën e besimit dhe respektit të ndërsjellë, çfarë u theksua nga të dy palët gjatë vizitës sime të fundit, por dhe për të forcuar axhendën pozitive në marrëdhëniet bilaterale. Greqia duhet të krijojë një marrëdhënie strategjike me Shqipërinë dhe mendoj se pala shqiptare e shikon me pozitivitet këtë drejtim”.

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV