Fundjavë pozitive për legjionarët kuqezi, gola në Turqi, Azerbajxhan dhe Kinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spikat Abazaj dhe Rroca në Turqi, Vrioni aktivizohet për Juventusit, gola në Azerbajxhan dhe Kinë. Ka qenë një fundjavë përgjithësisht pozitive kjo e fundit për futbollistët shqiptarë që militojnë nëpër kampionatet e vendeve të ndryshme evropiane. Natyrisht, për t’u vlerësuar ishte aktivizimi, edhe pse për vetëm 7 minuta në sulm i Xhakomo Vrionit në barazimin 1-1 të Juventusit me Veronën të dielën në mbrëmje. Fakti që trajneri Andrea Pirlo, jo vetëm nuk e ka huazuar në një tjetër klub, por gjen edhe hapësirë për ta aktivizuar, flet mjaft për futbollistin e Kombëtares kuqezi.

Duke mbetur në Itali, Elseid Hysaj dhe Thomas Stakosha ishin pushim përkatësisht për Napolin dhe Lacion, ndërsa, ndonëse Atalanta u mposht 3-1 nga Sampdoria, Gjimshiti tregoi paraqitje pozitive në fushë. Në Serinë B, Etrit Berisha ishte titullar në portë për SPAL-in, që mundi në fund Viçencën 3-2, Dermaku u zëvendësua në minutën e 9-të të barazimit 1-1 të Leçes me Kozencën, kurse Memushaj ishte titullar në humbjen 0-2 të Peskarës në shtëpi me Frosinonen. Ndërkaq, Armando Sadiku ka zbritur për herë të parë në fushë këtë sezon me skuadrën turke, Erzurumspor.

Por ai është mundur 1-2 në shtëpi përballë Gallatasajit, ku aktivizua për disa minuta në fund. Ndërkaq, ishte dita e Kristal Abazajt dhe Eduart Rrocës për shkëlqyer në Turqi, teksa ishin protagonistë në fitoren 3-0 që Istanbulspori arriti në fushën e vet ndaj Eskisehirsporit, Abazaj shënoi golin e parë për kryeqytetasit, në takimin e vlefshëm për javën e 7-të të nivelit të dytë të kampionatit turk të futbollit, ndërsa ish-mesfushori i Kukësit dha pasimin për golin e dytë dhe fitoi 11-metërshin e golit të 3-të, teksa ishte një nga më të mirët në fushë për skuadrën e tij.

Lexo edhe :  Ancelotti nuk e fal talentin e Real Madridit: "Këtu nuk jemi në teatër"

Në Gjermani, Klaus Gjasula ishte nismëtari i golit që vulosi fitoren 3-1 të Hamburgut ndaj Vurzburgut, fitore kjo e 5-ta radhazi për futbollistin kuqezi. Edhe ish-kapiteni Mërgim Mavraj vazhdon të tregoj formë të mirë me skuadrën e Grojther-Fyrthit, ku edhe në fundjavën që lamë pas ishte një pikë kyçe në mbrojtje. Ndërkaq, duke u zhvendosur më në lindje të Evropës, ish-mesfushori i Tiranës dhe Bylisit gjeti golin e parë në Azerbajxhan, duke shënuar në barazimin 1-1 të Gabalasë përballë Sabailit.

Kurse në Lindjen e Largët, në Kinë, Jahmir Hyka ka gjetur golin e tij të parë me Guizhu Hengfenun, në fitoren 3-0 të skuadrës së tij në nivelin e dytë të kampionatit të futbollit atje. Ndërkaq, Armando Broja bëri një paraqitje mjaft të mirë fitoren 2-1 që Vitese arriti ndaj PSV-së së Eind’hovenit.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV