Qarkullonte me çifte me vete, pranga 22-vjeçarit në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale në Vlorë, ndërsa në pranga ka rënë një 22-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete.

Burime policore bënë me dije se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Kotë të Selenicës, një shtetas po lëvizte me armë zjarri me vete, kanë ushtruar kontrolle në territorin e këtij fshati, ku kanë konstatuar shtetasin R. M., i cili po lëvizte me armë zjarri me vete.

22-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka fshehur armën dhe është larguar me shpejtësi, por është kapur falë reagimit në kohë nga shërbimet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë.

Strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën intensive për zbardhjen e qëllimit që kishte personi që qarkullonte me armë zjarri me vete./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pse turizmi nuk po rrit konsumin në Shqipëri?

Nga buka te makaronat, orizi, vaji i lulediellit, birrat, preparatet larëse deri te baret dhe restorantet, si shfaqet ecuria...

Gjendet kërpudha me peshë rreth 13 kilogramë në Turqi

Kërpudhat turke morel janë shumë të kërkuara në të gjithë botën dhe janë të njohura për vlerat e tyre ushqyese, aromën dhe shijen intensive. Kërpudhat...

Takimi i Ramës në Athinë, Andoni: Kryeministri nuk përmendi votën e emigrantëve

Analisti Ben Andoni, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar vizitën e Ramës në Athinë, ku atje u takua me emigrantët...

Ca truke të thjeshta që i duhen çdo shtëpie për të tërhequr më shumë para

Ju përpiqeni vazhdimisht, por rezultatet mungojnë? Duhet të keni dëgjuar se sipas feng shui-t, shtëpia juaj është vendi kyç për rrjedhën e energjisë që...

Mbreti Karli III flet për luftën me kancerin: Kam humbur shijen gjatë trajtimit

Në zbulimet personale, që konsiderohen të pazakonta për familjen mbretërore britanike, Mbreti Karli III, i cili muajt e fundit po lufton me kancerin dhe...

Lajme të tjera

Web TV